• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bizneset dhe qytetarët nuk janë optimistë për ekonominë, me besim vetëm ndërtimi

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Bizneset dhe qytetarët nuk janë optimistë për ekonominë, me besim vetëm ndërtimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konsumatorët dhe biznesi janë pesimistë për ecurinë e ekonomisë. Banka e Shqipërisë konstaton në Vrojtimin e Njesisë Ekonomike se besimi i agjentëve në ekonomi shënoi në nëntor muajin e tretë radhazi pa rritje. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, megjithatë niveli aktual i këtij treguesi qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rënia këtë muaj u ndikua kryesisht nga vlera më e ulët e treguesit të besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë. Negativisht kontribuoi edhe rënia e besimit në sektorët e industrisë dhe rënia e besimit konsumator. Në të kundërt, treguesi i besimit të ndërtimit dha kontribut pozitiv këtë muaj.



Treguesi i besimit të industrisë ra me 0.6 pikë përqindje në muajin nëntor, duke shënuar rënie më të ngadaltë se në muajin e mëparshëm. Megjithatë, vijon të qëndrojë mbi mesataren historike. Bizneset e industrisë u shprehën më pesimiste lidhur me kontratat porositëse, kryesisht ato të lidhura me eksportin. Nga ana tjetër, ato raportuan të përmirësuar prodhimin aktual industrial. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë mbetur të pandryshuara nga niveli i një muaji më parë, ndërsa pritjet për punësimin në të ardhmen janë në rënie. Pritjet për çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen janë vlerësuar me rritje këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 4.4 pikë përqindje në nëntor, por duke vijuar të qëndrojë mbi mesataren historike, me 12.3 pikë përqindje. Në rënien e besimit, kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu edhe për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen vlerësohen në rritje nga këto biznese. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie me 1.7 pikë përqindje në muajin nëntor. Aktualisht, niveli i treguesit qëndron rreth 8 pikë mbi mesataren historike. Në rënien mujore të treguesit ndikuan kryesisht vlerësimet më pak pozitive për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Nga ana tjetër, pritjet për punësimin në të ardhmen kanë mbetur pothuaj në të njëjtin nivel me një muaj më parë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje të lehtë.

Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rritje me 4.4 pikë përqindje në nëntor, duke qëndruar rreth 20 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u përcaktua kryesisht nga vlerësime më optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rritje, por në masë më të ulët. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rritje.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 0.7 pikë përqindje në muajin nëntor. Aktualisht, niveli i këtij treguesi është 2 pikë përqindje mbi mesataren e tij historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie blerjet në shuma të mëdha. Nga ana tjetër, ata ishin më optimistë lidhur me situatën financiare dhe ekonomike të vendit në të ardhmen.

Etiketa: aktualitet
Pas

Paradoksi/ Shqipëria me më shumë akses në internet se rajoni, por me më pak njohuri për ta përdorur

Para

Nënprodhimi i vajit të ullirit “fik” industrinë

Para
Nënprodhimi i vajit të ullirit “fik” industrinë

Nënprodhimi i vajit të ullirit “fik” industrinë

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar