• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

6 shprehje që mund të tregojnë se keni inteligjencë emocionale të ulët

nga Fast News
1 year më parë
në Lifestyle
0
6 shprehje që mund të tregojnë se keni inteligjencë emocionale të ulët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inteligjenca emocionale është aftësia për të perceptuar dhe për të vlerësuar me saktësi ndjenjat tek vetja dhe tek të tjerët. Një ekspert i Harvardit thotë se, nëse përdorni një nga këto fraza çdo ditë, mund të keni inteligjencë emocionale të ulët.

1.Nuk do të ndryshoj. Jam ai që jam



Inteligjenca emocionale është e lidhur me aftësinë për të ndryshuar me kalimin e kohës, ndërsa mësoni dhe rriteni.

Njerëzit me inteligjencë emocionale të ulët shpesh janë më të ngurtë dhe shpesh i kundërshtojnë përpjekjet për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Bindjet e forta janë të rëndësishme, por edhe hapja ndaj mundësive të reja.

Çfarë duhet të thoni: Kam nevojë të reflektoj më mirë mbi atë që po thua. Dua të jem i hapur ndaj reagimeve rreth vetes, edhe kur është e vështirë të dëgjosh.

  1. Nuk më intereson se si ndihesh

Përçmimi për ndjenjat e të tjerëve është një tregues i inteligjencës emocionale të ulët.

Shfaqja e mungesës së ndjeshmërisë për të tjerët, veçanërisht kur po kalojnë një moment të vështirë, e bën të vështirë të zhvillosh marrëdhënie të dobishme dhe me mbështetje reciproke.

Çfarë duhet të thoni: Më vjen keq që ndihesh i mërzitur. Si mund të të ndihmoj në këtë moment?

  1. Është faji yt që ndihem kështu

Njerëzit me inteligjencë të fortë emocionale nuk ua vënë fajin të tjerëve për ndjenjat e tyre. Ata e kuptojnë se emocionet e tyre janë të lidhura se si i perceptojnë së brendshmi rrethanat.

Emocionet tona nuk janë përgjegjësia e dikujt tjetër për t’i zgjidhur. Janë një mundësi për të kuptuar veten dhe për të vendosur kufij.

Çfarë duhet të thoni: Jam shumë i përfshirë në këtë moment. Perceptimi im i situatës është që…

  1. E ke gabim

Kur marrin një feedback, njerëzit me inteligjencë emocionale të fortë përpiqen të kuptojnë ndryshimet.

Në vend që të qëndrojnë të bllokuar tek aspektet ekstreme, ata përpiqen më së shumti të kuptojnë përvojën e përjetuar nga personi tjetër.

Çfarë duhet të thoni: Dua të shoh këndvështrimin tënd edhe pse i shoh gjërat ndryshe nga ti. Mund të më ndihmosh të kuptoj se pse ndihesh kështu?

  1. Nuk mund të të fal

Njerëzit me inteligjencë emocionale mund ta vënë veten në vend të tjetrit. Kjo i bën ata më të hapur të falin dikë tjetër për ndonjë gabim të perceptuar, krahasuar me dikë që është më pak i sigurt.

Çfarë duhet të thoni: Në këtë moment e kam të vështirë të të fal. Por po përpiqem ta lë pas këtë pakënaqësi dhe zemërim dhe të ecim përpara.”

  1. Mendimet e tua janë joracionale

Njerëzit me inteligjencë emocionale të fortë mund të marrin në pyetje ndjenjat e tyre, të dalin jashtë vetes dhe të analizojnë aspektet racionale dhe joracionale të mendimeve të tyre.
Ata janë gjithashtu të aftë në pranimin e ndjenjave të njerëzve të tjerë, edhe nëse nuk e kuptojnë se nga vijnë.

Çfarë duhet të thoni: Ndiej në këtë moment se emocionet e tua janë të forta dhe të drejta. Nuk e kuptoj plotësisht pse ndihesh kështu dhe jam plotësisht dakord me këndvështrimin tënd në këtë situatë. A mund të më tregosh më shumë?/ CNBC

Etiketa: aktualitet
Pas

A e dini se cilat janë kufjet më të shtrenjta në të gjithë botën?

Para

Marrëveshja për emigrantët me Italinë në Kushtetuese, por qeveria miraton fondin për ardhjen e tyre

Para
Marrëveshja për emigrantët me Italinë në Kushtetuese, por qeveria miraton fondin për ardhjen e tyre

Marrëveshja për emigrantët me Italinë në Kushtetuese, por qeveria miraton fondin për ardhjen e tyre

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar