• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Shqiptarët sigurojnë makinat, por jo jetën dhe shëndetin

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Shqiptarët sigurojnë makinat, por jo jetën dhe shëndetin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu i sigurimeve është rritur këtë vit, ndonëse vijon të dominohet në masën mbi 91% nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve. Kjo do të thotë se shqiptarët sigurojnë makinat, por jo jetën dhe shëndetin.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-tetor 2023 kapën vlerën 18.8 miliardë lekë, ose 9.64% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Gjatë muajit janar-tetor 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,211,966 me një rritje prej 11.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.00% dhe risigurimi 0.065 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.45% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.55% të totalit të tregut.





TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Burimi: Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare

Gjatë muajit janar-tetor 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,738 milionë lekë, ose 7.77% më shumë se në muajin janar-tetor 2022.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-tetor 2023 kapën vlerën 3,970 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 8.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-tetor 2023 arritën rreth 11,407 milionë lekë, ose 7.25% më shumë se në muajin janar-tetor 2022.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-tetor 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.73% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në muajin janar-tetor 2023 pati një rritje prej 1.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 42.51% krahasuar me muajin janar-tetor 2022.
Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-tetor 2023, pati një rritje 1.77% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-tetor 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 13.09%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-tetor 2023 arritën rreth 7,431 milionë lekë, 13.51% më shumë se në muajin janar-tetor 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 0.77% krahasuar me muajin janar-tetor 2022.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-tetor 2023, patën një rritje me 14.66% kundrejt muajit janar-tetor 2022.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-tetor 2023 siguruan mbi 3,404 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.70%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 26.03% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-tetor 2023, vihet re një rritje prej 16.96% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.71% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-tetor 2022.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-tetor 2023, arritën në rreth 1,142 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.81% në krahasim me muajin janar-tetor 2022.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-tetor 2023, arritën rreth 1,507 milionë lekë, ose 9.35% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-tetor 2023 u rrit me 7.77% krahasuar me janar-tetor 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 3.9 miliardë lekë apo 69.18% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Etiketa: aktualitet
Pas

Inovacion në Greqi, shërbim 24 orë për qytetarët përmes Inteligjencës Artificial

Para

“Ankthi” i Europianit, biletat nga Shqipëria në qytetet gjermane në qershor-korrik i kalojnë 300 euro një drejtim

Para
“Ankthi” i Europianit, biletat nga Shqipëria në qytetet gjermane në qershor-korrik i kalojnë 300 euro një drejtim

“Ankthi” i Europianit, biletat nga Shqipëria në qytetet gjermane në qershor-korrik i kalojnë 300 euro një drejtim

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar