• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Turizmi i errët”, qytetet fantazmë të krijuara nga fatkeqësitë natyrore

nga Fast News
2 years më parë
në Bota
0
“Turizmi i errët”, qytetet fantazmë të krijuara nga fatkeqësitë natyrore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, shumë qytete të ndërtuara për të strehuar punonjësit e minierave u braktisën dhe u shndërruan në qytete fantazmë. Me kalimin e kohës, disa prej tyre nisën të shiheshin si atraksione turistike. Mirëpo së fundmi, një epokë e re e qyteteve fantazmë po shfaqet, dhe është akoma e më e frikshme…

Ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë mjedisore si përmbytjet shkatërruese, thatësirat, stuhitë, zjarret dhe temperaturat ekstreme po i detyrojnë njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre, duke lënë kështu qytete dhe fshatra të tëra bosh. Braktisja e një vendbanimi është zakonisht skenari i fundit që mendohet nga njerëzit e prekur prej këtyre fatkeqësive. Sigurisht, për të zhvendosurit, kostot e migrimit, qoftë ekonomikisht dhe psikologjikisht, janë të konsiderueshme.



Më shumë se 20 milionë njerëz janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit çdo vit, sipas Kombeve të Bashkuara. Pikërisht këto vende që braktisen po zhvillojnë të ashtuquajturin “turizëm i errët”.

“Ekziston një magjepsje e çuditshme që i tërheq njerëzit të shohin shkatërrimin, rrënojat e së kaluarës që shpesh tregojnë histori fatkeqësish”, shpjegon Dr. Philip Stone, drejtues i Institutit për Kërkimin e Turizmit të Errët.

Po rendisim më poshtë pesë qytete fantazmë që janë krijuar nga ndryshimet klimatike.

Vunidogoloa, Fixhi

Ishulli i Paqësorit, Fixhi, është veçanërisht i prekshëm nga rritjet e nivelit të detit dhe intensifikimit të cikloneve. Dhjetëra komunitete do të zhvendosen në toka më të largëta, pasi vendbanimet e tyre janë në rrezik zhdukjeje. Fshati i vogël bregdetar i Vunidogoloa ishte i pari që u zhvendos në vitin 2014. Sot, mbetjet e fshatit origjinal të rrënuar, janë mbuluar nga bimësia dhe natyra ka okupuar gjithçka nga vendi ku dikur jetonin rreth 150 njerëz.

Isle de Jean Charles, Luiziana

Komunitetet përgjatë bregdetit të Luizianës janë shkatërruar nga rritja e nivelit të detit, erozioni bregdetar, stuhitë dhe uraganet. Isle de Jean Charles, dikur shtrihej në 22.000 hektarë, por sot kanë mbetur vetëm 320 hektarë nga ishulli që po fundoset. Komuniteti lokal, u zhvendos në një vendbanim të sapokrijuar të quajtur “Ishulli i Ri”.

Cotul Morii, Moldavi

Një ndër vendet më të cenuara nga ndryshimet klimatike në Evropë, është Moldavia, e cila përballet me rreziqe të vazhdueshme si valët e të nxehtit, stuhitë, thatësirat dhe veçanërisht përmbytjet. Këto faktorë e kanë çuar vendin në shkatërrim dhe shpenzime të shumta. Një vendbanim i tillë ishte Cotul Morii, një fshat në brigjet e lumit Prut që u zhyt nga përmbytjet katastrofike në vitin 2010. Në vend që të rindërtohej, qeveria urdhëroi që një fshat i ri Cotul Morii të rindërtohej diku më larg.

Resorti i skive Chacaltaya, Bolivi

Dikur vendpushimi më i lartë i skive në botë, Chacaltaya, në malin Chacaltaya u hap në vitet 1930 në 17.388 metra lartësi. Për dekada, resorti në majë të malit, në veri të La Pazit, mirëpriti skiatorë nga e gjithë bota, por u mbyll në 2009. Atë vit, akullnaja 18.000-vjeçare e malit Chacaltaya u shkri plotësisht për shkak të ndryshimeve klimatike.

Valmeyer, Illinois

Përmbytja e Madhe e Mississippi-t në vitin 1993 përmbyti qytetin e vogël të Illinois, Valmeyer, duke dëmtuar shumicën e ndërtesave të tij. Banorët e qytetit vendosën të rindërtonin qytetin me 900 persona në një vend fqinj. Sot, Valmeyer-i i ri po lulëzon; qyteti i vjetër, i vendosur brenda një fushë përmbytjeje natyrore, përdoret kryesisht për bujqësi dhe rekreacion./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Mosha e duhur për të ndryshuar karrierë

Para

Ndërtuesit presin rënie të porosive dhe ulje të çmimeve të apartamenteve

Para
Ndërtuesit presin rënie të porosive dhe ulje të çmimeve të apartamenteve

Ndërtuesit presin rënie të porosive dhe ulje të çmimeve të apartamenteve

Të Gjitha

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

nga Fast News
08:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025
Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

09:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar