• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
2 years më parë

Rusia harton buxhet lufte, shpenzimet ushtarake tejkalojnë për herë të parë fondet për shërbimet sociale

ngaFast News
në Bota
0
Rusia harton buxhet lufte, shpenzimet ushtarake tejkalojnë për herë të parë fondet për shërbimet sociale

Në vitin 2024 shpenzimet ushtarake të Rusisë do të tejkalojnë për herë të parë fondet për shërbimet sociale. Cilat janë pasojat për ekonominë ruse, në një kohë që lufta ka shkaktuar edhe mungesë të fuqisë punëtore në Rusi.

Shpenzimet parashikohen të kalojnë 36,6 bilionë rubla, kurse të ardhurat 35 bilionë rubla. Deficiti prej 1,6 bilionë rublash do të mbulohet nga kredi dhe mjetet të Fondit Kombëtar të Bamirësisë, sipas qeverisë. Ky ushqehet me mjete të administrimit të burimeve të naftës dhe ato aktuale të fondit. Sipas ekspertëve, buxheti rus 2024 do të ketë si pikërëndesë buxhetin ushtarak: 30% e shpenzimeve, 10,8 bilionë rubla do të rrjedhin për ushtrinë. 3,4 bilionë për sigurinë kombëtare dhe ndjekjen penale.

Ministri rus i Financave, Anton Siluoanov tha në një takim të komisionit buxhetor të dumës shtetërore, se qëllimi i këtij buxheti është “fitorja dhe “fronti”. Më vonë ai siguroi, se ky buxhet nuk duhet parë vetëm si buxhet “ushtarak”, sepse çështjet sociale kanë prioritet në këtë buxhet. Por kjo është e vërtetë vetëm pjesërisht. Në shifra vërtet rriten shpenzimet për sektorin social me 1,4 bilionë rubla, nëse merren disa sektorë buxhetorë në konsideratë, si arsimi, shëndetësia, politika sociale dhe sporti. Por pjesa e këtyre shpenzimeve në buxhetin e përgjithshëm do të ulet nga 31,7% në këtë vit në 29,9% vitin e ardhshëm.

Rritja e shpenzimeve ushtarake pritej për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë, por që në vitin 2024 ajo do të ketë një rritje kaq të madhe, 68% krahasuar me vitin 2023, është edhe për ekspertët e ekonomisë rritje e papritur. Këtë e thekson edhe një nga themeluesit e Fakultetit Ekonomik të Moskës, që sot është studiues në Studimet Ruse dhe Euroaziatike të Universitetit të Harvardit, Andrej Jakovlev.

Sipas ekspertëve ka gjasa që të bëhet zhvlerësimi i rublës për të mbushur buxhetin. Por ky hap mund të sillte rreziqe makroekonomike në vitin 2025 me pasojë një inflacion të lartë. Kjo situatë i kujton Jakovlevit vitet 90-të, kur shteti emetoi para për të paguar rrogat, gjë që solli një spirale inflacioni. “Kremlini na fut frikën me vitet e tmerrshme 90-të, por tani ai vetë po e çon ekonominë në këtë drejtim”, thotë ai për DW.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Po ashtu pritet që autoritetet ruse të përpiqen të kompensojnë me burime të brendshme mungesat e krijuara nga rënia e të ardhurave të eksportit të naftës dhe gazit për shkak të sanksioneve. “Autoritetet flasin hapur për rritje të tatimeve. Kjo vlen si për sipërmarrjet edhe për popullsinë. Edhe gjobat që jepen pritet të rriten”, supozon Jakovlev.

Etiketa: aktualitet
Pas

5 karakteristika të udhëheqësve “të lindur”

Para

Cfarë duhet të dini përpara një udhëtim?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
Cfarë duhet të dini përpara një udhëtim?

Cfarë duhet të dini përpara një udhëtim?

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar