• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Problemet me ujin e pijshëm, qeveria bën gati ligjin e ri për disiplinimin e sektorit

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Problemet me ujin e pijshëm, qeveria bën gati ligjin e ri për disiplinimin e sektorit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka hartuar një ligj të ri për të vënë rregull në sektorin e ujit të pijshëm. Për konsultim publik është hedhur projektligji i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili synon një përqasje të re për rritjen e performancës së sektorit si në drejtim të qëndrueshmërisë financiare, ashtu edhe në rritjen e cilësisë së  shërbimeve ndaj konsumatorëve nga shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve.

Sektori i ujësjellës kanalizimeve vuan prej dekadash nga problemet financiare dhe cilësia jo e kënaqshme e shërbimeve të ofruara për konsumatorët. Për të tejkaluar këto problematika, projektligji përcakton rregullimin ligjor të ofrimit dhe operimit të Shërbimit të  Furnizimit me Ujë, Grumbullimit e Trajtimit të Ujërave të Ndotura Urbane.



Në këtë pikë përfshihen rregullimi i përgjithshëm, bashkëpunimi ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore, bashkëpunimi ndërmjet qeverisjes qendrore dhe qeverisjes vendore, format e subjektit të kompetencave të përbashkëta, kontratat e performancës, marrëveshjet koncesionare dhe partneriteti publik privat, si dhe operatori të alternativës së fundit, i cili do të marrë përsipër ofrimin e shërbimit të furnizimit me ujë dhe të largimit, grumbullimit e trajtimit të ujërave të ndotura për një, ose më shumë zona shërbimi në rast të mosperformancës nga operatori i licencuar.

Në një kapitull të veçantë janë përcaktuar edhe sanksionet administrative. Kështu, lidhjet e paautorizuara të konsumatorëve familjarë, në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, ose në sistemin e largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane, kur nuk përbëjnë vepër penale, gjobiten nga operatorët me gjobë, në vlerën nga 50.000 lekë, deri në 100.000 lekë.

Lidhjet e paautorizuara të konsumatorëve publikë, ose privatë në sistemin e furnizimit me ujë, ose në sistemin e largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotur urban, kur nuk përbëjnë vepër penale, gjobiten nga operatorët me gjobë, në vlerën nga 100.000 lekë, deri në 500.000 lekë.

Përdorimi i ujit të pijshëm për aktivitete ekonomike, pa u pajisur me lejet, apo dhe autorizimet përkatëse, gjobiten nga operatorët me gjobë në vlerën nga 500.000 lekë, deri në 1.000.000 lekë.

Përdorimi i ujit për aktivitete të ujitjes, apo aktivitete të tjera të ngjashme gjobiten nga operatorët me gjobë në vlerën nga 100.000 lekë, deri në 500.000 lekë.

Regjistrimi i konsumatorëve publik, apo privat, si konsumatorë familjar, gjobitet nga operatorët me gjobë në vlerën nga 300.000 lekë, deri 1.000.000 lekë. Gjoba në këtë rast aplikohet ndaj ushtruesit të veprimtarisë, nëse ky i fundit është i ndryshëm nga pronari i objektit.

Referuar projektbuxhetit 2024, investimet publike me financim të brendshëm për këtë sektor parashikohen në 8.8 miliardë lekë, nga 7.3 miliardë lekë që ishte gjatë vitit 2023. Ndërkohë që, lista e projekteve që do mbështeten përfshin një sërë investimesh të reja që do të kryhen nga shoqëritë rajonale, që u krijuan pas reformës në sektor.

Paralelisht, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve do të menaxhojë një pjesë të projekteve që parashikohet të nisin gjatë vitit 2024. Investimet e reja kapin një vlerë totale prej rreth 1 miliard lekë, ndërkohë që pjesa tjerë janë financim për projekte që tashmë kanë nisur.

Etiketa: aktualitet
Pas

Justifikimet nuk mund t’i pranohen një drejtori

Para

Java Globale e Sipërmarrjes në Shqipëri, në 13-19 Nëntor!

Para
Java Globale e Sipërmarrjes në Shqipëri, në 13-19 Nëntor!

Java Globale e Sipërmarrjes në Shqipëri, në 13-19 Nëntor!

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar