• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Problemet me pensionet, qeveria do të ndryshojë sërish skemën

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Problemet me pensionet, qeveria do të ndryshojë sërish skemën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deficiti i thellë në skemën e pensioneve dhe financimi që qeveria është e detyruar të bëjë cdo vit e ka detyruar të rishikojë sërish këtë skemë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Financave, Ervin Mete gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2024 në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Sipas tij, qeveria po përgatitet për të reformuar sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët dhe për të amortizuar diferencën e madhe që ekziston midis pensioneve të lidhura para vitit 2015 kur u ndërmor reforma e parë, dhe atyre e lidhura pas saj, të cilat janë më të larta.

“Për pensionet, ka ardhur momenti për një ndërhyrje të dytë reformuese pas ndërhyrjes që u bë në vitin 2014-2015, për të cilën kemi nisur diskutimin me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar,  që po bëjnë analiza paraprake.  Është një çështje e mprehtë dhe do dojë një qasje e cila amortizon theksimin e diferencave.  Një nga diskutimet është alokimi i indeksimit, pasi aktualisht indeksojmë totalin që marrin pensionistet dhe formati i indeksimit të çdo elementi të pensionit do dojë një rishikim. Për vitin 2024 janë alokuar 4 miliardë lekë projektuar për indeksimin dhe 3.6 miliardë lekë për bonusin e fundvitit i cili do jepet dhe këtë vit”, deklaroi ministri.





Ai u ndal edhe tek reforma e rritjes së pagave, që sipas tij përfundon në vitin 2024, pasi arrihet qëllimi që paga mesatare në administratën publike të shkojë në nivelin 900 euro. Ministri iu përgjigj shqetësimit të deputetëve lidhur me uljen e buxhetit për bujqësinë, ku thekoi se do duhet të rishikohet skema e mbështetjes për fermerët.

“Tek bujqësia do të ketë nevojë për një analizë të formave dhe efektivitetit të mbështetjes që ne japim. Në aktin normativ dhamë një mbështetje shtesë prej 1.8 mld lekë, vijojnë këto skema dhe për vitin tjetër, por unë mendoj që forma e mbështetjes do duhet rishikuar në raport edhe me produktet, dhe cilësinë e produkteve, në raport me nxitjen e ekonomisë së shkallës, që ky sektor të marrë mbështetjen e nevojshme. Do bëjmë një ndërhyrje rishikuese të buxhetit në Qershor të vitit të ardhshëm dhe bujqësia do të jetë në vëmendje të rishikimit”, u shpreh Mete.

Sipas deputetëve, buxheti i akorduar për bujqësinë nuk do të mundësojë që ky sektor të kontribuuojë me rritje në nivelin 2.4 për qind të PBB sikurse është planifikuar, duke qenë se është edhe një sektor i cili është i ndjeshëm nga inflacioni dhe trazirat e jashtme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse trajtimi i punonjësve tuaj si familje është vendimi më i mirë i biznesit që mund të merrni

Para

Pensionistët, në pritje dhe një vit për të marrë indeksimin

Para
Pensionistët, në pritje dhe një vit për të marrë indeksimin

Pensionistët, në pritje dhe një vit për të marrë indeksimin

Të Gjitha

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

nga Fast News
16:48 | 11/07/2025
0

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

nga Fast News
16:41 | 11/07/2025
0

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

nga Fast News
14:09 | 11/07/2025
0

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

nga Fast News
10:43 | 11/07/2025
0

Recent News

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

16:48 | 11/07/2025
Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

16:41 | 11/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar