• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pak fonde për bujqësinë në buxhetin 2023, ministrja Denaj: Nevoja 3-fish më e lartë

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Pak fonde për bujqësinë në buxhetin 2023, ministrja Denaj: Nevoja 3-fish më e lartë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fondet që qeveria ka akorduar për sektorin e bujqësisë vitin e ardhshëm janë të pamjaftueshme. Në projekbuxhetin 2024 janë parahsikuar 3.3 miliardë lekë për këtë sektor, por nevoja është 3-fish më e lartë. Deklarata është bërë nga ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Edhe nëse buxheti për skemat mbështetëse do të rritet në vijim, përsëri është i pamjaftueshëm nëse do të mungojnë fondet e Bashkimit Europian, përmes programit IPARD, për të cilin ministrja nënvizoi se është thjesht ngadalësim, jo bllokim i fondeve.



“Nevoja për mbështetje buxhetore për të mbështetur biznesin në zhvillimin e tij rural është më e lartë sesa ajo që paraqesim sot dhe absolutisht në nevojë në projektbuxhetin afatmesëm Ministria e Bujqësisë është duke punuar për një strategji që do të kërkojë në të ardhmen mbështetje më të lartë nga buxheti i shtetit. Si në aspektin e mbështetjes së skemave kombëtare, të cilat aktualisht jemi duke i parë për të rishikuar disa elemente të saj, si dhe për të zhvilluar një skemë më kompresive, por edhe me elementë që lidhen me pjesën e infrastrukturës.

Në buxhetin sot ju shikoni një tavan i cili mbetet në nivelin 3.3 miliardë lekë, por dua të theksoj se nevoja do të jetë 3-fish më e lartë. Në projektbuxhetin afatmesëm ne do të prezantojmë këtë nevojë për rritjen e tavaneve në vijim”, tha Denaj.

“Projektbuxheti për viti 2024 është ulur. Ulen investimet e huaja, shpenzimet e brendshme. Një nga arsyet e uljes është shuma prej 1.68 miliardë lekë e cila ishte vendosur më parë për të mbështetur financimet e brendshme për programin e IPARD III, i cili shoqërohet edhe me mbështetje buxhetore.

Por për këtë vit kemi gjykuar për arsye edhe të një procesi më të ngadaltë në linçimin e programit i IPARD III, e cila dua të theksojë është vetëm një ngadalësim, po ne do të vijojmë me rialokime në buxhete në gjashtëmujorin e dytë.

Por në këtë moment e kemi rialokuar këtë fond drejt disa zërave, dhe më i rëndësishmi: 400 milionë lekë në programin e kullimit dhe ujitjes, që do ju jepet bashkive për këtë proces.

Aktualisht në buxhetin 3.3 miliardë lekë mbështesim 33 mijë përfitues dhe kjo në skemën direkte.

Afati i IPARD II përfundon në dhjetor të këtij viti, dhe ne kemi bërë të gjithë praktikën kemi dorëzuar të gjitha dokumentet për të përfituar nga IPARD III, ashtu si edhe vendet e rajonit. Nuk është proces që ndodh automatikisht sa mbyllet një thirrje hapet një tjetër. Ne kemi disa rekomandime për të cilat së brendshmi në raport me disa elemente kontrolli jemi duke punuar. Bujqësia edhe sikur buxheti të jetë 3-fish në skemat kombëtare, nuk mund të zhvillohet nëse nuk marrim fondet e IPARD III”.

Komisioni Europian e ka penalizuar Shqipërinë me bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për praktikat e korrupsionit që ka gjetur në programin IPARD II, që u zbatua gjatë periudhës 2014-2020.

Ngrirja e fondeve përfshin një shumë 112 milionë euro që BE miratoi për IPARD III, e cila do zbatohej gjatë periudhës 2021-2027 (shiko tabelën bashkëngjitur). Me gjithë bashkëfinancimin e qeverisë shqiptare, IPARD III përfshinte një shumë prej 146 milionë eurosh, të cilat mund t’i mungojnë sektorit më të madh në vend, nëse pezullimi nuk do të jetë i përkohshëm.

Në fondet IPARD III, ishin programuar për të disbursuar në Shqipëri 8 milionë euro më 2021, 10 mln euro më 2022, rreth 12 milionë euro këtë vit, 16 mln më 2024, rreth 19 mln të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar më 2026 dhe kësti i fundit 24 mln euro më 2027.

Etiketa: aktualitet
Pas

Raporti i Komisionit Europian: Ka mungesë transparence në fondet e tërmetit, forconi kontrollin për PPP-të

Para

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë 7 gjëra ndryshe nga të tjerët

Para
Njerëzit e suksesshëm i bëjnë 7 gjëra ndryshe nga të tjerët

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë 7 gjëra ndryshe nga të tjerët

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar