Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Kritikat e investitorëve amerikanë: Ja problemet që duhet të zgjidhë qeveria

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Kritikat e investitorëve amerikanë: Ja problemet që duhet të zgjidhë qeveria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga problemet me pronat e deri tek korrupsioni, qeveria shqiptare duhet të zgjidhë disa probleme dhe të vendosë rregulla në treg që investimet amerikane të rriten shumë më shumë se deri më tani. Ka qenë ky mesazhi që investitorët kanë dhënë në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“Dikush një herë tha që nëse keni rritje 250% të investimeve, çfarë doni më shumë? Përgjigja ime është, ne nuk duam thjesht më shumë. Ne duam shumë më shumë. Ne vlerësojmë se potenciali i Shqipërisë është për t’i pesëfishuar investimet amerikane, për t’i bërë ato nga 220 milionë dollarë në mbi 1 miliardë dollarë”, deklaroi Enio Jaço, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Por, për të ngarkuarin me punë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner, Shqipëria duhet të punojë jo vetëm në drejtim të hartimit, por edhe të zbatimit ashtu siç duhet të ligjeve. “Ne jemi duke e mbështetur fuqishëm Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe është bërë progres në këtë drejtim. Unë jam besimplotë se Shqipëria do të thithë më shumë investime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria duhet të vërë në vijë rregullat, procedurat dhe të zgjidhë problemet me pronat, të çlirojë bizneset nga korrupsioni përmes sistemit të drejtësisë dhe të na bëjë ne më të begatë”, u shpreh ai.

Pjesë e Asamblesë ishte edhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, i cili paralajmëroi nisma ligjore në drejtim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në Shqipëri: “Gjithashtu, do të vijojmë të punojmë për çuarjen përpara të reformave të nisura që kanë të bëjmë me përmirësimet ligjore, veçanërisht sa i takon një kuadri të unifikuar për investimet, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës”.

Asambleja e këtij viti e Dhomës Amerikane të Tregtisë, shënoi edhe përmbylljen e drejtimit 4-vjeçar në krye të saj të Enio Jaço. Përfaqësuesit e 256 kompanive anëtare do të zgjedhin edhe Presidentin e ri, i cili do të ketë si sfidë çuarjen më tej të marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-SHBA.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Buxheti 2024, shkurtohen me 9% fondet e bujqësisë, më pak financime për fermerët

Para

Buxheti 2024/ 1.2 miliardë lekë për investime, projektet që do të financohen

Para
Buxheti 2024/ 1.2 miliardë lekë për investime, projektet që do të financohen

Buxheti 2024/ 1.2 miliardë lekë për investime, projektet që do të financohen

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Stuhi e fuqishme bore godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mijëra fluturime

Stuhi e fuqishme bore godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mijëra fluturime

nga Fast News
09:45 | 24/02/2026
0

Si të zhvilloni një personalitet të fuqishëm?

Si të zhvilloni një personalitet të fuqishëm?

nga Fast News
09:13 | 24/02/2026
0

Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

nga Fast News
09:11 | 24/02/2026
0

Një shtëpi 80 mijë euro? Ja sa të kushton realisht kredia – Analizë/ Komisionet dhe shpenzimet e tjera që rrisin barrën financiare të qytetarit

Një shtëpi 80 mijë euro? Ja sa të kushton realisht kredia – Analizë/ Komisionet dhe shpenzimet e tjera që rrisin barrën financiare të qytetarit

nga Fast News
09:05 | 24/02/2026
0

Recent News

Stuhi e fuqishme bore godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mijëra fluturime

Stuhi e fuqishme bore godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mijëra fluturime

09:45 | 24/02/2026
Si të zhvilloni një personalitet të fuqishëm?

Si të zhvilloni një personalitet të fuqishëm?

09:13 | 24/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora