• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Kredia për individët dhe bizneset, ja sa kanë arritur interesat

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Kredia për individët dhe bizneset, ja sa kanë arritur interesat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë është shoqëruar me shtrenjtim të kredive. Një proces që ka nisur tashmë që prej marsit 2022, kur nisi edhe shtrëngimi i Politikës Monetare, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll inflacionin.

Por në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë të këtij viti, Banka e Shqipërisë konstaton një relaksim të kreditimit, reflektuar edhe në moderim të interesave të huave.



“Një faktor tjetër që mban të ulëta normat e interesit të kredive është edhe evidentimi i rënies së primeve të përgjithshme të rrezikut, shprehur kjo në marzhe më të ulëta të normës së interesit të kredisë ndaj normës bazë dhe ndaj bonove të thesarit. Ecuria e mirë e aktivitetit ekonomik dhe përmirësimi i situatës financiare të bizneseve dhe të individëve, kanë induktuar një përqasje më pozitive të bankave ndaj kreditimit dhe reduktimin e rrezikut të perceptuar të kredisë për klientët apo projektet e mira”, theksohet në raport.

Interesat e kredive ne lek dhe euro

Por sa kanë arritur interesat e kredive? Sipas Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar për kredinë e re në lekë dhënë biznesit është shfaqur i qëndrueshëm në tre muajt e fundit. Ai rezultoi 6.4%, i afërt me vlerën e shënuar në tremujorin e dytë prej 6.5%, dhe më poshtë se mesatarja e gjysmës së parë të vitit prej 6.9%.

“Analiza sipas madhësisë së kredisë tregon se, krahasuar me fillimin e vitit, uljen më të madhe e kanë regjistruar interesat për kreditë e mesme e të mëdha (mbi 35 milionë lekë). Interesi i kredisë hipotekare për individë ka vijuar të ulet edhe këtë tremujor.  Ai shënoi 4.0%, nga 4.3% që ishte në tremujorin e mëparshëm. Interesi i kredisë konsumatore ndërkohë ka regjistruar një ulje të lehtë, duke u ndalur tek 9.3%, nga mesatarisht 9.4% që ishte në pjesën e parë të vitit”, theksohet në raport.

Ndërkohë normat e interesit për kreditë në euro kanë vijuar të rriten në këtë tremujor, si për individët ashtu edhe për bizneset. Interesi mesatar i kredisë së re në euro për bizneset rezultoi 6.4%, nga 6.1% në tremujorin e dytë dhe 5.4% në fillimin e vitit.

Interesi për kreditë hipotekare në euro për individët ka shënuar rritje më të ndjeshme. Në këtë tremujor, ai rezultoi 5.3%, nga 4.3% që ishte në pjesën e parë të vitit. Diferencat mes interesave të kredive në lekë dhe atyre në euro janë zvogëluar ndjeshëm, si për bizneset dhe për individët, si rrjedhojë e rritjes më të shpejtë të këtyre të fundit.

Niveli i kredive të dhëna

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e konkurrencës si edhe optimizmi i bankave mbi ecurinë e ardhshme të ekonomisë shqiptare u pasqyruan në politika më favorizuese kreditimi në tremujorin e tretë. Kërkesa për kredi, edhe në këtë tremujor, u paraqit në përmirësim, më e dukshme te individët. Bankat tregtare i formuluan politikat e tyre të kreditimit për bizneset brenda një intervali më të gjerë tolerance kundrejt rrezikut, si pasojë e perceptimeve të tyre pozitive mbi ecurinë aktuale dhe atë të pritshme të ekonomisë vendase.

“Bankat ruajtën të njëjtat standarde në kreditimin e bizneseve, si për kreditë për financimin e investimeve ashtu edhe ato për financimin e kapitalit qarkullues. Po ashtu, kushtet e termat e kreditimit për kreditë e reja akorduar bizneseve nuk ndryshuan, pas një shtrëngimi prej gjashtë tremujorësh me radhë. Bankat mbetën vigjilente në vlerësimin ndaj riskut, megjithatë në këtë tremujor raporti i kredive të refuzuara për bizneset ra, i nxitur prej cilësisë së kredive dhe nivelit të lartë të likuiditetit që bizneset zotërojnë në sistem bankar”, theksohet në raport.

Sipas BSH-së, përqasja e bankave në kreditimin e individëve vijoi të mbetet mbështetëse në tremujorin e tretë, e shprehur në lehtësimin e standardeve, kushteve e termave të kreditimit, për të gjitha llojet e kredive. Bankat kanë akomoduar kërkesat për kredi të individëve, jo vetëm nëpërmjet uljes së marzheve, por edhe nëpërmjet lehtësimit të disa elementeve të tjera të kushteve jo çmim, siç ishin shtimi i madhësisë së kredisë, si edhe kërkesat më të ulëta për kolateral.

Etiketa: aktualitet
Pas

10 shprehi që ju bëjnë të pasur

Para

Aplikacioni i mesazheve të sigurta Signal i afrohet një hapi më afër hapjes së emrave të përdoruesve

Para
Aplikacioni i mesazheve të sigurta Signal i afrohet një hapi më afër hapjes së emrave të përdoruesve

Aplikacioni i mesazheve të sigurta Signal i afrohet një hapi më afër hapjes së emrave të përdoruesve

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar