• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Implikimet në ekonominë globale të luftimeve në Izrael

nga Fast News
1 year më parë
në Analizë
0
Implikimet në ekonominë globale të luftimeve në Izrael
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Igli Tola, ekspert për ekonominë

Spektri i luftës dhe konfliktit në Lindjen e Mesme është një realitet i kahershëm që i kapërcen kufijtë rajonalë, duke dërguar valë tronditëse në ekonominë globale. Izraeli, i vendosur në epiqendrën e tensioneve të rajonit, nuk ka qenë i huaj për konflikte të tilla. Vendosur pikërishtë në Lindjen e Mesme, në një rajon me rëndësi strategjike, jo vetëm për burimet e konsiderueshme të energjisë, por edhe si një nyje kyçe në tregtinë globale dhe sistemit financiare.



Lindja e Mesme mban një pjesë të konsiderueshme të rezervave botërore të naftës dhe gazit (kryesishtë trekëndëshi: EBA-Algjeri-Katar), duke e bërë atë një pikë kyçe të tregjeve globale të energjisë. Çdo ndërprerje, ose vonesë në prodhimin ose lëvrimin e energjisë që rezulton nga konfliktet në Izrael mund të çojë në luhatje të konsiderueshme në çmimet globale të energjisë. Kjo dëshmuar edhe historikisht, që konfliktet në rajon kanë nxitur vazhdimisht çmimet e naftës. Ngjarje si ajo e Luftës së Yom Kipurit në 1973 dhe Luftës së Gjirit në 1990-1991, i rritën në stratosferë çmimet e naftës dhe nënprodukteve të saj, duke ndikuar në inflacionin, kostot e prodhimit dhe shpenzimet e konsumatorëve në mbarë botën.

Paqëndrueshmëria dhe tensionet e shtuara gjeopolitike në Lindjen e Mesme në përgjithësi, por veçanërisht në një rajon ekonomikisht vendimtar si Levanti, mund të shënojë tronditje edhe në tregjet financiare globale. Pasiguria dhe rreziku i shtuar, lidhur me konfliktet në fjalë mund të rezultojë në luhatje çmiesh për asetet, qofshin këto aksione, obligacionet dhe tituj sovran, valuta etj. Luhatje të tilla mund të ndikojnë në mirëqenien financiare të individëve dhe institucioneve në nivel global, duke përfshirë fonde pensionesh, banka, apo fonde të përbashkëta, me ekspozim ndërkombëtar.

Gjithashtu, afentohen edhe tregjet dhe kurset valutore; pasiqë investitorët intuitivishtë mund të dynden drejt monedhave të sigurta, për tu ankuruar sigurtë. Këto goditje të kurse reflektojnë në tregtinë globale dhe investimet ndërkufitare, duke ndryshuar avantazhet konkurrensuese dhe raportet eksporte-importe. Rrjedhimisht, edhe bilancet tregtare dhe rritja ekonomike në shumë ekonomi cënohet.

Lindja e Mesme, përfshirë edhe Izraelin, luajnë një rol kritik në rrugët tregtare. Kanali i Suezit, vija lidhëse mes Detit Mesdhe dhe atij Kuq (praktiksihtë mes Europës, Azisë e Afrikës), është pikë strategjike për tregtinë ndërkombëtare, që nga ndërtimi i tij në nëntorin e 1869. Kjo situatë shton pasiguri për lundrim dhe transport, duke shkaktuar vonesa dhe kosto më të larta të transportit.

Kujtojmë, bllokimin e Kanalit në 2021, për shkak të incidentit shkaktuar nga anija më e madhe transportuese ‘Ever Given‘, apo situatat e krijuara nga pandemia kryesishtë në portet aziatike. Ndërprerje të tilla shkaktojnë efekte valëzuese në të gjithë zinxhirët e furnizimit, duke ndikuar në ndërrmarjëet në mbarë botën. Prodhuesit dhe shitësit përballen me vonesa në ardhjen e inputeve thelbësore, duke rezultuar në vonesa në prodhim dhe rritje kostosh, të cilat në fund i transferohet në çmimin final konsumatorëve.

Izraeli ia ka dalë të krijoj një ekosistem të lulëzuar teknologjik dhe inovacioni. Gjatë kohërave, kjo industri ka bërë që Izraeli të cilësohet si ‘vendi i Startup-eve‘. Sipërmarrësit dhe novatorët izraelitë kanë qenë pas krijimit të bizneseve të shumta startup që kanë revolucionarizuar industritë tradicionale. Risi në produkte, shërbime dhe modele të reja biznesi për tregun global, duke nxitur inovacionin, produktivitetin dhe rritjen ekonomike. Si në sektor me sjellje elastike, një tension i zgjatur politik e ushtarak, ul mbështetjen dhe vëmendjen drejt tij, sektorit me kthimin më të lartë të investimit.

Izraeli, por edhe fqinjët e tij ndajnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit për ushtrinë, për të garantuar siguri të nivelit të lartë. Në kontekstin e një përshkallëzimi të tillë të konfliktit, shpenzimet për sektorë, jo vetëm në këto vende, por edhe aleatë si SHBA, NATO etj do të rriten konsiderueshëm. Gjë që devijon burimet financiare nga investimet dhe iniciativat e tjera që sjellin rritjen ekonomike, punësim, prosperitet.

Kështu që, kjo luftë, si edhe çdo konflikt i rëndësishëm në Lindjen e Mesme, ka pasoja të gjera ekonomike që shtrihen përtej atyre kufijve. Ekonomia globale është një rrjetë e ndërlidhur në mënyrë mjaft komplkese mes tregjeve të energjisë, sistemeve financiare, rrugëve tregtare dhe kurseve të këmbimit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse nuk duhet të gënjeni në CV-në tuaj

Para

A po troket një krizë e re borxhesh publike në vendet e BE?

Para
A po troket një krizë e re borxhesh publike në vendet e BE?

A po troket një krizë e re borxhesh publike në vendet e BE?

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar