Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

“Gremiset” euro, në nisje të javës zbret afër kuotës 104 lekë

nga Fast News
3 years më parë
në Finance
0
“Gremiset” euro, në nisje të javës zbret afër kuotës 104 lekë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Euro ka pësuar një tjetër goditje në nisje të kësaj jave kundrejt monedhës kombëtare, lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 104.25 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.17 pikë që nga fundi i javës së kaluar.

Euro ka prekur tashmë një nivel të ri minimal për tre muajt e fundit. Për herë të fundit, Euro i ishte afruar nivelit të 104 lekëve në mesin e muajit gusht, kur kursi ishte ende nën efektin e sezonit turistik.

Tendencë të ngjashme po shënojnë edhe valutat e tjera të huaja. Dollari Amerikan u këmbye me 97.5 lekë, në rënie me 0.34 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Paundi Britanik zbriti në 119.37 lekë, 0.1 pikë më pak krahasuar me të premten. Franga zvicerane zbriti në 108.07 lekë, 0.42 lekë më pak krahasuar me mbylljen e javës së kaluar.

Forcimi ndaj monedhës europiane është përcaktues edhe në raportet me valutat e tjera. Ashtu si Euro, edhe valutat e tjera të huaja ndodhen në vlerat më të ulëta të tre muajve të fundit.

Pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit janë të lidhura me rritjen e flukseve hyrëse dhe përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë, por edhe me politikën e shtrënguar fiskale të qeverisë shqiptare. Flukset e larta hyrëse nga turizmi dhe investimet e huaja direkte e kanë përmirësuar ndjeshëm Bilancin e Pagesave këtë vit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Më herët, Banka e Shqipërisë pohoi se euro në nivelet e 106 lekëve do të ishte normaliteti i ri i kursit të këbimit. Por zhvillimet e ditëve të fundit, po tregojnë se ende nuk dihet se kur do të frenohet forcimi i lekut dhe rënia e euros.

Kursi i kembimit euro/lek (13.11.2022-13.11.2023)
Etiketa: aktualitet
Pas

Çelet Java e Sipërmarrjes, në fokus biznesi shqiptar dhe inovacioni

Para

Konkurrenca ul ndjeshëm biletat e avionëve, deri në 10-15 euro, por mos i lini për ditën e fundit

Para
Konkurrenca ul ndjeshëm biletat e avionëve, deri në 10-15 euro, por mos i lini për ditën e fundit

Konkurrenca ul ndjeshëm biletat e avionëve, deri në 10-15 euro, por mos i lini për ditën e fundit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

nga Fast News
20:00 | 09/09/2026
0

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

nga Fast News
19:30 | 09/09/2026
0

Ligjet e rinj të pronave/ Legalizimet mbyllen në 2028, përgjigje brenda 30 ditëve. Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave

Ligjet e rinj të pronave/ Legalizimet mbyllen në 2028, përgjigje brenda 30 ditëve. Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave

nga Fast News
18:51 | 09/09/2026
0

“Ekonomia me ecuri pozitive”, Guvernatori analizon me delegacionin e Bankës Botërore gjendjen

“Ekonomia me ecuri pozitive”, Guvernatori analizon me delegacionin e Bankës Botërore gjendjen

nga Fast News
18:41 | 09/09/2026
0

Recent News

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

20:00 | 09/09/2026
Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

19:30 | 09/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora