• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Çelet Java e Sipërmarrjes, në fokus biznesi shqiptar dhe inovacioni

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Çelet Java e Sipërmarrjes, në fokus biznesi shqiptar dhe inovacioni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç ishte paralajmëruar, është çelur sot Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes. Përgjatë shtatë ditëve do të zhvillohen mbi 60 takime me komunitetin e biznesit në të gjithë vendin. Kjo Javë do të synojë të promovojë inovacionin, kreativitetin, si dhe të fuqizojë komunitetin sipërmarrës shqiptar.

Në fokus do të jetë rritja e ndërveprimit midis të gjithë aktorëve, rrjetëzimi, diversifikimi i financimeve alternative, fuqizimi i ekosistemit mbështetës, por mbi të gjitha transformimi i kulturës së të bërit biznes me qasje ndaj risive globale dhe krijimit të vlerës së shtuar për ekonominë.





“Kjo javë do t’i japë mundësinë sipërmarrësve dhe bizneseve të vogla të flasim për mënyrat se si mund të rritet një biznes, se i nëpërmjet inovacionit mund të zhvillohet dhe mund t’i shërbehet ekosistemit ekzistues ekonomik, se si start up-et mund të bashkëveprojnë më mirë me bizneset ekzistuese, si start up-et duhet të krijojnë ide për zhvillimin e atyre sektorëve strategjikë që tashmë Shqipëria ka dhe atyre sektorëve që kanë potencial më të lartë qoftë për zhvillim vendas, qoftë për ndërkombëtarizim.

Gjatë kësaj Jave, start up-et do të kenë mundësi të prezantojnë idetë e tyre, publikut të gjerë dhe atyre bizneseve të cilët kanë kapitale për të investuar”, u shpreh në fjalën e saj hapëse ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Në kuadër të kësaj jave e cila do të mbahet nga data 13 deri në 19 Nëntor do të zhvillohen mbi 60 evente në katër qytete të Shqipërisë, në kryeqytet, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Sesionet që do të organizohen do të përfshijnë:

  • Aftësim dhe frymëzim nga histori suksesi sipërmarrjesh kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Motivim nga folës dinamik dhe takime me mentorë
  • Programe aftësimi me partnerë të ndryshëm
  • Diskutime me gratë sipërmarrëse, të rinj ambiciozë dhe drejtues biznesesh
  • Diskutime në panele, prezantime dhe raporte të industrive
  • Vizita në biznese dhe takime të dedikuara me drejtues të korporatave të huaja dhe vendase

Pavarësisht nëse jeni një sipërmarrës me përvojë, një themelues start up-i i ri ose i interesuar për të filluar një biznes, aktivitetet e organizuara do t’ju ofrojnë gjithçka për të cilën ju keni nevojë.

Nëpërmjet aktiviteteve GEW Albania synon të frymëzojë, motivojë, fuqizojë, lidhë dhe ndajë njohuritë në fushën e sipërmarrjes me studentët, studentët sipërmarrës, mentorët dhe partnerët e biznesit.

Qeveria Shqiptare është e angazhuar gjithmonë dhe më shumë në mbështetje të sipërmarrjes novatore dhe përmirësimit të mjedisit ekonomik, përmes aksesit financiar me skemat e granteve, zhvillimit të kapaciteteve të lehtësuesve, si dhe aftësimit të talenteve, duke i shërbyer një qëllimi primar, atij të rritjes së qëndrueshme ekonomike.

“Kjo Javë do t’i shërbejë më së miri Qeverisë dhe politikëbërësve, të cilët do të kenë afër të gjithë komunitetin e sipërmarrjes, me synim diskutimin rreth zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimin e klimës së biznesit dhe përmirësimin e standardeve dhe shërbimeve që qeveria ofron për ta”, deklaroi ministrja e Sipërmarjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes është një iniciativë e krijuar për të fuqizuar sipërmarrje dhe komunitete anembanë globit, veçanërisht ato që ndeshen me barriera strukturore ose që guxojnë për të kthyer idetë e tyre në një start up.

Etiketa: aktualitet
Pas

A po troket një krizë e re borxhesh publike në vendet e BE?

Para

“Gremiset” euro, në nisje të javës zbret afër kuotës 104 lekë

Para
“Gremiset” euro, në nisje të javës zbret afër kuotës 104 lekë

“Gremiset” euro, në nisje të javës zbret afër kuotës 104 lekë

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar