• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritje pa mirëqenie; BB: Shqipëria i ngadalësoi ritmet për arritjen e standardeve të BE-së, ndryshe nga rajoni

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Rritje pa mirëqenie; BB: Shqipëria i ngadalësoi ritmet për arritjen e standardeve të BE-së, ndryshe nga rajoni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim të dukshëm në drejtim të konvergjencës së të ardhurave me vendet e BE. Konvergjenca e të ardhurave matet zakonisht duke krahasuar të ardhurat për frymë të një vendi me atë të një kombi më të begatë, në këtë rast mesatarja e BE-së. Për Ballkanin Perëndimor. Banka Botërore në raportin e fundit rajonal evidentoi se, ky raport varionte nga 27.3 për qind në Kosovë në 50 për qind në Mal të Zi në vitin 2022, duke treguar se standardet e jetesës së vendeve janë midis një të katërtës dhe gjysmës së mesatares së BE-së.

Megjithatë, jo të gjitha vendet kanë arritur të njëjtin nivel konvergjence dhe as nuk kanë përparuar me të njëjtën shpejtësi.





Duke ekzaminuar shpejtësinë mesatare të konvergjencës, ose shkallën e ndryshimit në konvergjencën e të ardhurave për dekadë, evidentohet se Mali i Zi dhe Serbia kanë rritur shpejtësinë e konvergjencës në dekadën e fundit. Ekonomitë e tjera kanë reduktuar shpejtësinë e konvergjencës, që do të thotë se shkalla e saj ka qenë më ulët se në vitet 2000.

Për shembull, shpejtësia e konvergjencës për Shqipërinë është ulur nga një mesatare prej 5 pikë përqindjeje pas vitit 1997 në rreth 2.7 pikë përqindjeje në dekadën e fundit.

Banka Botërore vë në dukje se, investimet në kapitalin njerëzor dhe në produktivitetin e bizneseve janë dy rrugët për të përshpejtuar konvergjencën, në të gjitha vendet e Rajonit dhe sidomos në Shqipëri.

Fusha të tjera kanë të bëjnë me menaxhimin më të mirë ekonomik, reforma në ndërmarrjet shtetërore (NSH) dhe forcimin institucional në përgjithësi ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies. Banka sugjeron se rritja e menaxhimit të investimeve publike është gjithashtu thelbësore, pasi mangësitë në sasinë dhe cilësinë e kapitalit të infrastrukturës minojnë kthimin e investimeve private.

Politikat dhe investimet e koordinuara për integrimin rajonal mund të gjenerojnë gjithashtu përfitime të rëndësishme në mbarë Rajonin. Për shembull, ulja e kohës së pritjes në kufi ka të njëjtin ndikim në eksporte si ulja e tarifave në tregun e BE-së.

Së fundi, tranzicioni i gjelbër dhe nevoja për një model të qëndrueshëm ekonomik shihen gjithashtu si mundësi për vendet e Ballkanit që të përafrojnë standardet me BE-ne. Disa nga vendet e rajonit përfshirë edhe Shqipërinë kanë hapur negociatat me BE për anëtarësim, por deri në momentin kur të merret vendimi i pranimit Shqipëria duhet të ketë një nivel të ardhurash për frymë së paku 50% e mesatares së BE-së nga 32 për qind që ka aktualisht.

Shqipëria prej vitesh ka rënë në kurthin e një modeli ekonomik të bazuar në krahun e lirë të punës dhe bizneset nuk po munden të kalojnë në hapin tjetër të zinxhirit të vlerës për të rritur fitimet për punonjësit e për rrjedhojë të ardhurat për frymë të popullsisë./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

4 rregulla për një interviste pune të suksesshme

Para

Të ardhurat në buxhet u realizuan, por ritmi u ngadalësua në shtator

Para
Të ardhurat në buxhet u realizuan, por ritmi u ngadalësua në shtator

Të ardhurat në buxhet u realizuan, por ritmi u ngadalësua në shtator

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar