• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Raporti i KLSH: Institucionet, 182 milionë euro humbje në buxhet për 8 mujorin

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Raporti i KLSH: Institucionet, 182 milionë euro humbje në buxhet për 8 mujorin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Llogaritet në rreth 19.4 miliardë lekë lekë ose rreth 182 milionë euro dëmi që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit në 8 muajt e parë të vitit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimit për periudhën janar-gusht 2023, ku ka konstatuar se shkeljet  ndahen në dy pjesë: dëmi ekonomik me një vlerë 4.78 miliardë lekë dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve që llogaritet në 17.7 miliardë lekë.

“Gjatë periudhës janar – gusht 2023, janë dhënë 424 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 19,496,811 mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 4,780,006 mijë lekë, dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 14,716,805 mijë lekë”, theksohet në raportin e KLSH.





Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton se rreth 99.8% e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e shpenzimeve (4,771,768 mijë lekë) ku, rreth 99.8% e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik është konstatuar në fushën e shpenzimeve (4,771,768 mijë lekë). Shkeljet më të mëdha me rreth 63% e totalit të shpenzimeve e zë vlera 3,027,968 mijë lekë e konstatuar në subjektin Albpetrol SHA Patos, si pasojë e detyrimeve që kanë shoqëritë koncensionare ndaj shoqërisë për energjinë e shitur/faturuar me dhe pa kontrata;

  • rreth 29% e totalit të shpenzimeve, ose 1,368,491 mijë lekë është konstatuar përsëri në subjektin Albpetrol SHA Patos, si pasojë e maturimit të penaliteteve e kamatëvonesave për mos kryerjen e pagesave për energjinë elektrike nga kompania Bankers Petroleum;
  • rreth 4% e totalit të shpenzimeve e zënë vlerat në “Shpenzime për paga dhe shpërblime”, në shumën 179,515 mijë lekë, e konstatuar si në AlbPetrol SHA Patos, si pasojë e pagesave gjoba dhe kamatvonesa në lidhje me detyrimet për sigurimet shoqerore dhe shëndëtesore si dhe përfitimin e shpërblimeve për anëtaret e vet padrejtësisht;
  • rreth 3% e totalit të shpenzimeve i takojnë zërit “Shpenzime në procedura prokurimi dhe zbatim punimesh” në shumën 131,225 mijë lekë, ku renditen subjektet si: AKSHI – 18,442 mijë lekë, UKT SHA – 15,457 mijë lekë, Albpetrol SHA Patos – 14,172 mijë lekë, dhe Hekurudha Shqiptare SHA – 10,786 mijë lekë.

Sa i takon menaxhimit jo efektiv të fondeve, vlera totale prej 14,716,805 mijë lekë u konstatua: në fushën e të ardhurave prej 3,722,718 mijë lekë (ose rreth 25% e totalit). Nga këto shkelje, rreth 63% e totalit të ardhurave me ndikim negativ janë si shkelje të legjislacionit tatimor në 21 njësi të vetëqeverisjeve vendore; vlera 994,281 mijë lekë në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në 16 subjekte ku rreth 48% të saj e zë vlera prej 481,859 mijë lekë e konstatuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; dhe në fushën e shpenzimeve prej 10,994,087 mijë lekë (ose rreth 75%), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likujdimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.

Bazuar në shkeljet e gjetura, KLSH ka adresuar tek subjektet e audituara 583 rekomandime për masa disiplinore, nga të cilat 542 masa disiplinore dhe 41 masa administrative.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ferrari mund të blihet edhe me bitcoin. Kompania pranon pagesat me kriptomonedha

Para

Prezantohet gjenerata e ardhshme e syzeve të zgjuara Meta RayBan

Para
Prezantohet gjenerata e ardhshme e syzeve të zgjuara Meta RayBan

Prezantohet gjenerata e ardhshme e syzeve të zgjuara Meta RayBan

Të Gjitha

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

nga Fast News
10:00 | 06/07/2025
0

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

nga Fast News
09:30 | 06/07/2025
0

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

nga Fast News
09:00 | 06/07/2025
0

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

nga Fast News
08:30 | 06/07/2025
0

Recent News

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

10:00 | 06/07/2025
Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

09:30 | 06/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar