• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Raporti i BSH: Vështirësohet marrja e kredive, ja arsyet

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Raporti i BSH: Vështirësohet marrja e kredive, ja arsyet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të marrësh një kredi në bankë tani është bërë shumë më e vështirë. Kjo pasi interesat janë rritur dhe procedurat janë shtuar dhe vështirësuar. Një ecuri të tillë të aktivitetit kreditues e ka konstatuar Banka e Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë të këtij viti.

“Gjatë tremujorit të dytë të vitit bankat kanë shtrënguar kushtet dhe termat e përgjithshme mbi kreditë e reja për bizneset. Shtrëngimi ka ardhur në formën e rritjes së kërkesave mbi komisionet dhe marzhet veçanërisht për kreditë me rrezik më të lartë sesa niveli mesatar, si dhe nëpërmjet rritjes së vlerës së kërkuar të kolateralit dhe uljes së madhësisë së kredisë.

Sipas bankave, shtrëngimi i termave të kredidhënies për bizneset lidhet me rritjen e rrezikut të perceptuar dhe uljen e nivelit të tolerancës së bankave ndaj rrezikut. Nga ana tjetër, konkurrenca në sistemin bankar vlerësohet se ka ndikuar në kahun zbutës të kushteve dhe termave të kreditimit”, theksohet në raport.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kërkesa e bizneseve për kredi gjatë gjysmës së parë të vitit është nxitur nga nevoja për likuiditet ose për të rifinancuar borxhin. Kërkesa është shfaqur disi më e dobët, në kushtet e ndikimeve prej rritjes së normave të interesit. “Bankat vlerësojnë që kërkesa për kredi nga biznesi i madh ka qenë më e fortë sesa kërkesa nga biznesi i vogël dhe i mesëm, ndërkohë që pritjet për kërkesën e përgjithshme për kredi nga sektori i biznesit mbeten optimiste për pjesën e mbetur të vitit”, thekson raporti.

Etiketa: aktualitet
Pas

Papunësia tek të rinjtë në rritje, pse refuzon të punojë Gjenerata Z?

Para

Nuk ka shtëpi me qira pa u regjistruar

Para
Nuk ka shtëpi me qira pa u regjistruar

Nuk ka shtëpi me qira pa u regjistruar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria dhe Gjermania

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria dhe Gjermania

nga Fast News
16:04 | 10/11/2025
0

Recent News

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025
112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

18:19 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar