• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Në vështirësi financiare nga çmimet e larta, raporti i BSH: Familjet marrin borxh për konsum

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Në vështirësi financiare nga çmimet e larta, raporti i BSH: Familjet marrin borxh për konsum
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare po marrin borxh për konsum. Kjo ka rezultuar nga Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve, ku janë intervistuar 1203 familje në të gjithë vendin, në pjesën e parë të këtij viti.

Nga Vrojtimi ka rezultuar se qëllimi kryesor i huamarrjes mbetet: “për konsum” në 37% të rasteve të huamarrjes, “për blerjen/riparimin e një prone” në 17% të rasteve dhe për “zhvillim biznesi” në 15% të rasteve. Marrja e një borxhi për konsum dëshmon për vështirësitë financiare të familjeve, përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve.





Vrojtimi i BSH-së ka evidentuar se pesha e rasteve të huamarrjes për “për blerje/riparim prone”, ka shënuar rënie me 3% në terma gjashtëmujorë dhe me 7% në terma vjetorë, ndërsa pesha e rasteve për “zhvillim biznesi” ka shënuar rritje me 4% gjatë periudhës dhe ka mbetur e pandryshuar krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, pesha e rasteve të huamarrjes për “konsum” ka rezultuar në rritje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar (me 1%) dhe krahasuar me një vit më parë (me 5%), gjë që mund të jetë ndikuar dhe nga rritja e kostos së jetesës së familjeve për shkak të rritjes së çmimeve në vend.

Qëllimi i huasë

Duke analizuar tepricën e deklaruar sipas burimeve dhe qëllimeve të përdorimit, rezulton se për gjashtëmujorin në analizë, rreth 64% e tepricës vjen nga burime formale, në masën më të madhe nga bankat dhe rreth 36% nga burime joformale, (32% në formën e huamarrjes nga “persona fizikë” dhe 4% si ”hua në formë malli të papaguar”). Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, kjo strukturë është zhvendosur (me 16% në favor të huamarrjes nga burime formale kundrejt asaj joformale, si rezultat i rritjes më të madhe të vlerës së huamarrjes nga bankat, kundrejt rritjes së huamarrjes nga personat fizikë dhe huamarrjes në formën e mallit të papaguar.

Duke e analizuar tepricën e huamarrjes sipas qëllimit të përdorimit, rezulton se rreth 23% e saj është përdorur për “blerjen/riparimin e një prone”; 53% për “zhvillim biznesi” dhe 4% për “konsum”. Një peshë të konsiderueshme vijon të ketë huamarrja për “qëllime të tjera” (rreth 20% e tepricës), ku mbizotëron huamarrja për mbulimin e “shpenzimeve shëndetësore”.

Format e huamarrjes.

Në rreth 37% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e “kredisë nga institucione financiare””, ku 32% e rasteve janë në trajtë “kredie bankare” dhe 4% janë në trajtë “kartash krediti dhe overdraft”. Në rreth 43% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e “parasë në dorë” dhe në 20% të rasteve në formë “malli të papaguar”. Në rastin e parë, peshat kanë rezultuar në rënie si në terma gjashtëmujorë dhe në terma vjetorë, ndërsa në rastin e dytë ato kanë qenë në rritje veçanërisht në terma vjetorë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Mësime nga kriza energjetike, dyfishohet prodhimi i energjisë nga fotovoltaikët

Para

Shtatori rikthen çmimet e larta, rritja më e ndjeshme te ushqimet, nafta dhe shërbimet arsimore

Para
Shtatori rikthen çmimet e larta, rritja më e ndjeshme te ushqimet, nafta dhe shërbimet arsimore

Shtatori rikthen çmimet e larta, rritja më e ndjeshme te ushqimet, nafta dhe shërbimet arsimore

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar