• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mbahet për herë të parë jashtë BE-së, çfarë duhet të dimë për Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit?

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Mbahet për herë të parë jashtë BE-së, çfarë duhet të dimë për Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë është i dhjeti në serinë e mbledhjeve të mbajtura në kuadër të tij (Berlin (2014), Vjenë (2015), Paris (2016), Trieste (2017), Londër  (2018), Poznan (2019) dhe Sofie-Shkup (online për shkak të Covid-19) (2020 dhe 2021), Berlin (2022). Për herë të parë ai do të zhvillohet në një shtet jo-anëtar të Bashkimit Europian, në Shqipëri.

Pak histori





Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, synon të rrisë bashkëpunimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimin ekonomik të tyre. Kjo iniciativë e udhëhequr nga Gjermania, nëpërmjet ish-kancelares Angela Merkel dhe ish-ministrit të Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, synon lehtësimin e zhvillimit në drejtim të “pajtimit, stabilizimit, sektorit energjetik, sundimit të ligjit, ekonomisë së tregut dhe të shtet-ndërtimit” mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë)

Nga Selaniku në Berlin

Samiti i Ballkanit Perëndimor, i vitit 2003 në Selanik, premtoi një thellim të marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, perspektiva e anëtarësimit në BE nuk pati progres; në realitet ajo mbeti në vendnumëro. Dështimi i Samitit të Selanikut e nxiti Gjermaninë që të sjellë një iniciativë të re në rajon.

U gjet momenti i duhur, pikërisht atëherë kur politika e zgjerimit po sfidohej në mënyrë kritike, pasi BE-ja po ndalonte hyrjen për shtetet e reja anëtare.

Kriza e brendshme e paprecedent në BE, rritja e lëvizjeve populiste, pengesat e vendosura ndaj emigracionit, kriza e vazhdueshme ekonomike dhe rritja e terrorizmit, absorbuan të gjitha kapacitetet e saj politike. Duke pasur raporte të drejtpërdrejta me secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, Gjermania mori përsipër drejtimin e iniciativës së Procesit të Berlinit.

Objektivat e Procesit të Berlinit

Objektivat e Procesit të Berlinit janë katër. Këto objektiva të deklaruara që në fillim të këtij procesi mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i  një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.

“Agjenda e Konektivitetit”, e cila përfshin zhvillimin e infrastrukturës së transportit dhe energjisë, përmirësimin e lidhjeve rajonale dhe thjeshtimin e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve, përbën thelbin e Procesit të Berlinit.

Arritjet e deritanishme të Procesit të Berlinit

Ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit janë Korsitë e Gjelbra, brenda rajonit dhe ndërmjet tij dhe vendeve anëtare të BE, që kanë lehtësuar rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal. Zbatimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming pritet të ulë kostot e komunikimit mes vendeve të BP dhe atë me vendet anëtare të BE duke forcuar lidhjet mes njerëzve.

Marrëveshjet e nënshkruara në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit

  1. Mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të BP;
  2. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve akademike;
  3. Marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve të mjekësisë, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes CEFTA

Sa i kushton Shqipërisë organizimi Samitit

Samiti i 16 tetorit bashkë me organizimet paraprirëse në kuadër të tij i kanë kushtuar Shqipërisë 112 milionë lekë apo rreth 1,1 milionë euro. Konkretisht, 61 milionë lekë të akorduara në muajin shkurt shkuan kryesisht për Ministerialin dhe Forumin Ekonomik, ndërsa 51 milionë i janë dedikuar vetëm ngjarjes të së hënës, që vjen në ambientet e reja të Piramidës.

Vendimet e publikuara në Fletoren Zyrtare tregojnë se paratë për këto shpenzime do të merren nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve janë për infrastrukturën e dedikuar, si pritëse ashtu edhe akomoduese të liderëve. Gjithashtu, një pjesë e parave shkojnë për sigurinë dhe ushqimet që do u shërbehen të ftuarve jo të zakonshëm.

Çfarë pritet nga Samiti i Tiranës?

Hapi i parë pozitiv dihet se është prania në takim e të gjitha drejtuesve të shteteve të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti (ndryshe nga Ballkani i Hapur, në Procesin e Berlinit marrin pjesë të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor). Në tërësinë e tij, Procesi i Berlinit ka në thelb ekonominë. Nga marrëveshjet që pritet të firmosen do të përfitojnë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë do mund të tërheqin investime në drejtim të projekteve infrastrukturore, energjetike, turizëm dhe bujqësi./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Raporti i KLSH: Në 8 vite, vetëm 6 mijë gra përfituan fonde nga skema kombëtare në bujqësi

Para

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali Zi

Para
Ndikimi i ndryshimeve klimatike në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali Zi

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali Zi

Të Gjitha

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

nga Fast News
13:59 | 09/07/2025
0

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

nga Fast News
13:53 | 09/07/2025
0

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

nga Fast News
10:23 | 09/07/2025
0

Recent News

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

14:05 | 09/07/2025
Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

13:59 | 09/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar