• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ligji i ri për mjekësinë ligjore: Rritje pagash dhe 4 javë pushime të paguara për ekspertët ligjorë

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Ligji i ri për mjekësinë ligjore: Rritje pagash dhe 4 javë pushime të paguara për ekspertët ligjorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një draft të ri për mjekësinë ligjore. Projektligji I hartuar nga Ministria e Drejtësisë ndryshon deri në masën 70% mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtij Institutit të Mjekësisë Ligjore. Drafti synon rregullimin dhe përcaktimin e procedurave në kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore.

Aktualisht, organizimi dhe funksionimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore rregullohet nga vendimi nr. 680, datë 2.9.2020 i Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Institutit të Mjekësisë Ligjore”. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, vendimi bën një përcaktim të kufizuar të mënyrës së organizmit të brendshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe përgjegjësitë funksionale të tij.



Në relacionin shoqërues të draftit theksohet se Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) vazhdimisht ka parashtruar disa problematika lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni, ku përmenden trajtimi financiar i ekspertëve të jashtëm, mungesa e trajtimit financiar të ekspertëve të IML-së që thirren nga gjykata për kryerjen e ekspertimeve mjeko-ligjore, mbingarkesa e punës së ekspertëve dhe mosrealizimi i ekspertimeve në kohë, mungesa e infrastrukturës për kryerjen e autopsive në Rrethe, apo paraqitja e ekspertëve në gjykatë për të bërë betimin, veprim i cili merr shumë kohë nga puna e ekspertëve.

“Kuadri ligjor aktual është i pamjaftueshëm dhe sjell nevojën për miratimin akteve të reja ligjore të tjera, të cilat të parashikojnë në mënyrë të detajuar funksionet konkrete të nëpunësve dhe punonjësve të institutit, të drejtat dhe detyrimet e tyre si dhe kriteret e nevojshme për emërim. Ndaj është vlerësuar, që boshllëqet ligjore dhe administrative, të plotësohen nëpërmjet këtij ligji në mënyrë, që të garantohet qëndrueshmëria e institucionit dhe statusi i mjekëve ligjor është e nevojshme që këto boshllëqe to rregullohen me ligj”, citohet në relacion.

Drafti gjithashtu parashikon që pagat e ekspertit ligjor të përmirësohen me qëllim shmangien e korrupsionit, si dhe të garantohet integriteti profesional, për shkak të vëshirësive që shfaq ky profesion. Sipas projektligjit paga e ekspertëve duhet të jetë në përputhje me natyrën e përgjegjësisë së detyrës së ekspertit dhe e përshtatshme për të garantuar pavarësinë dhe mbrojtjen nga ndërhyrjet e jashtme në ushtrim të funksionit të tyre.

Eksperti, në varësi të rezultateve në punë, mund të përfitojë një shpërblim, i cili përballohet nga të ardhurat që i mbeten Institutit të Mjekësisë Ligjore. Shpërblimi i posaçëm caktohet në çdo rast me urdhër të ministrit. Eksperti do të gëzojë edhe të drejta të tjera, si ajo e pushimeve vjetore të paguar prej 4 javësh kalendarike.

Paga e Drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Zëvendësdrejtorit dhe ekspertëve ligjorë funksional përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk mund të jetë më e ulët se paga mujore e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë.

Mjeku ligjor i jashtëm dhe konsulenti i jashtëm do të paguhet në bazë të punës së kryer me pagë orare të ekspertit funksional.

Një element mjaft i rëndësishëm në shërbimin e mjekësisë ligjore është garantimi i cilësisë dhe kryerja e ekspertimeve në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe metodat e kohës. Në këtë kuadër, të gjitha ekspertimet e kryera nga shërbimi i mjekësisë ligjore bëhen kundrejt tarifave përkatëse të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit dhe ministrit përgjegjës për financat. Të ardhurat nga tarifat kalojnë në buxhetin e Institutit të Mjekësisë Ligjore me qëllim garantimin e shërbimit me efikasitet.

Etiketa: aktualitet
Pas

Të ardhurat në buxhet u realizuan, por ritmi u ngadalësua në shtator

Para

7 shenja se punonjësit tuaj po mendojnë të japin dorëheqjen

Para
7 shenja se punonjësit tuaj po mendojnë të japin dorëheqjen

7 shenja se punonjësit tuaj po mendojnë të japin dorëheqjen

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar