Ambasada Izraelit dhe Dhoma Ekonomike e Gruas shpallën fituesen e konkursit “Women Innovative Start- Up Contest”, një projekt i përbashkët i startur prej muajsh. Erblina Shehu, me projektin “Kungul app” është fituesja e cmimit të parë ndër 5 finalistët, përzgjedhur nga juria e mbrëmjes finale, Erblina ka fatin të përjetojë eksperiecën unike, në një vizitë në Izrael për të vënë në jetë idenë e saj. Ky projekt lindi si një iniciativë e përbashkët e dy insitucioneve por edhe një miqësie dhe dëshire të znj. Galit Pelag, Ambasadore e Izraelit e Bosnje Hercegovinës dhe themelueseve të Dhomës të cilat sëbashku dëshironin që nëpërmjet këtij projekti të mund të ndërthurinin më të mirën për ekspëriencën e Izraelit dhe vënies në jetë të projekteve konkret për start up në Shqipëri.
Pas lancimit të thirrjes në Qershor, në më shumë së 20 aplikime u zgjodhën 5 finalistët mbi kritere të përcaktuara nga juria e fazës së parë të tij projekti. Juria e fazës se parë ishte e përberë nga Znj. Alida Kondi, drejtuesja e Qendrës për Promovimin e Konkurrueshmërisë, Znj. Nuriona Sokoli partnere dhe audituese ligjore pranë Kreston Albania shpk, Z. Klajdi Heta drejtuesi i Zyrës së Ekonomisë dhe Tregtisë në Ambasadën e Izraelit në Tiranë. Secila nga 5 finalistet, u mentoruan gjatë muajit Korrik dhe Gusht nga 5 mentor, eskpert të fushave përkatëse; Z. Gerion Treska, Z.Julian Demeti, Znj.Ana Petani, Znj. Alida Kondi, Znj.Nuriona Sokoli.
Në mbrëmjen finale, nën një event të kuruar, më pjesmarrje për t’u vleresuar nga Amabasadat, Banka, Universitete, Shkollat e Arsimit Profesional, Organiztata Ndërkombëtare, Bashkia Tiranë, Ministri, përfaqëses të biznesit, OJF dhe Dhoma Tregëtie, rikonfirmoi dhe një herë mbështetjen që këto 2 insitucione kanë në projektet e tyre por edhe interesin e lartë për tema që lidhen me inovacionin dhe sipërmarrjen në rradhët e grave dhe vajzave.
Paneli hapës I përbërë nga Znj. Klodiana Ajazi, Znj. Galit Pelag dhe Z. Eduart Shalësi shërbeu jo vetëm për mirëseardhje por edhe për adresimin e disa sfidave dhe nevojave.
Znj. Ajazi, e cila është një nga themelueset e Dhomës Ekonomike të Gruas si dhe sipërmarrëse për kompanitë “Inovess Construction” dhe “Novus Advertising”, nënvizoi përpjektjet e vazhdueshme që Dhoma ka berë për zhvillimin dhe përmirësimin e klimës së biznesit për gratë dhe vajzat në Shqipëri por me rëndësi të vecantë u ndal tek sfidat dhe disa sugjerime. Znj. Ajazi nënvizoi faktin që edukimi për sipërmarrjen dhe inovacionin janë element të rëndësishëm të cilët duhet të përfshihen në mënyrë praktike në kurikulat e arsimit të mesëm dhe atë universitar. Gjithshtu znj. Ajazi bëri thirrje të gjithë aktorëve të ekositetemit të forcojnë bashkëpunimin më njëri-tjetrin më qëllim që ky ekosistem, edhe pse në fazat e para të, tij të mund të jap rezultate.
Gjithashtu, znj. Ajazi nga puna e berë ndër vite nga Dhoma Ekonomike e Gruas vuri në pah sfidën e përfshirjes së më shumë grave dhe vajzave në qytete të tjera të Shqipërisë në ekosistemin e inovacionit dhe start up duke referuar mungesën e mbështetjes dhe informacionit për to.
Znj. Galit Peleg, Ambasadore e Izraelit në Shqipëri, nismëtare dhe mbështetëse e këtij projekti tha se, “Çfarë më frymëzon tek audienca në këtë dhomë është se kemi gra të guximshme që nuk presin t’u ndodhë diçka e mirë, por marrin masa dhe e sjellin ndryshimin me duart e tyre! Pse besoj se gratë kanë shansin të bëhen sipërmarrëse më të mira? Sepse ne vijmë me më pak ego! Për shkak se ne jemi të gatshëm të punojmë shumë, pragu ynë i dhimbjes është më i lartë! Sepse ne kemi shtysën për të treguar se mund të kemi sukses të paktën si burrat! Sepse ne mund të bëjmë shumë detyra paralelisht”.
Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, theksoi si mjaft interesant konkursin e ideve të biznesit të grave dhe vajzave ambicioze dhe të vendosura për të ofruar risi dhe zgjidhje për problematika të ndryshme, të organizuar nga Ambasada e Izraelit në Shqipëri dhe Dhoma Ekonomike e Gruas.
Juria e natës finale ishte e ndryshme nga juria e fazës së parë dhe përbëhej nga tre zonja me eksperiencë të gjatë në sipërmarrje dhe ekosistemin e inovacionit; Znj. Antonela Hako Kryetare e Dhomës Ekonomike e Gruas dhe sipërmarresë e Hako shpk, znj. Etleva Leskaj Profesore e Asociuar, përgjegjëse e Departamentit të Manaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Znj. Florensa Haxhi Drejtore e Zhvillimit të Biznesit në Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Këshilltare për inovacionin pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Në mbyllje të eventit Znj. Hako dha lajmin e mirë që ky projekt do ketë vazhdimësinë e tij edhe në vitin e ardhshëm dhe që 3 fituesit do të ndiqen nga të dy insitucionet për të vënë në jetë idetë e tyre, për të gjetur mundësi financimi si dhe për të shërbeyer si një model i mirë frymëzimi për brezin e ri.