• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Konflikti çon çmimin e arit drejt 1850 USD. Investitorët e shohin si aset të sigurtë

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Konflikti çon çmimin e arit drejt 1850 USD. Investitorët e shohin si aset të sigurtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Metalet e çmuara po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi luftimet dramatike mes Hamasit dhe Izraelit gjatë fundjavës kanë rikthyer rrezikun e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme, duke  bërë që investitorët t’i drejtohen aseteve të sigurta, siç është ari.

Izraeli goditi qytetin e Gazës të dielën, duke vrarë qindra njerëz, në shenjë hakmarrjeje për një nga sulmet më të përgjakshme në historinë e tij, kur grupi islamik Hamas pushtoi qytetet izraelite të shtunën.

Ari është ngjitur drejt 1850 dollarëve për onz në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të lartë në 1 javë. Analistët mendojnë se, metali i çmuar mund të ngjitet drejt 1880 dollarëve për onz, por nuk do ta thyejë nivelin teknik të 1890 dollarëve. Dhunë që shpërtheu gjatë fundjavës rrezikon të nxisë një luftë të re në Lindjen e Mesme, duke rritur kërkesën për asete të sigurta.

Në këtë mënyrë, ari u rimëkëmb nga niveli më i ulët në 7 muajt e fundit, që ishte të premten, por rritja mbetet e kufizuar pasi të dhënat e forta ekonomike në SHBA kanë forcuar mundësitë që Rezerva Federale të rrisë sërish normat e interesit dhe ti mbajë ato të larta për një kohë më të gjatë.

Të dhënat e publikuara të premten, treguan se ekonomia amerikane krijoi edhe 336 mijë vende të reja pune, numri më i lartë në 8 muajt e fundit. Normat më të larta të SHBA-së rrisin koston oportune të mbajtjes së arit, i cili nuk jep interes.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Thënie frymëzuese për karrierën nga gra të famshme

Para

FMN përmirëson parashikimin për Shqipërinë, rritja ekonomike këtë vit 3.6%

Para
FMN përmirëson parashikimin për Shqipërinë, rritja ekonomike këtë vit 3.6%

FMN përmirëson parashikimin për Shqipërinë, rritja ekonomike këtë vit 3.6%

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

nga Fast News
15:30 | 09/01/2026
0

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

nga Fast News
15:00 | 09/01/2026
0

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

nga Fast News
14:30 | 09/01/2026
0

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

nga Fast News
14:00 | 09/01/2026
0

Recent News

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

15:30 | 09/01/2026
Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

15:00 | 09/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar