• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ekonomia pa prodhim, shifrat që dëshmojnë për varësinë e madhe nga ushqimet e importit

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Ekonomia pa prodhim, shifrat që dëshmojnë për varësinë e madhe nga ushqimet e importit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe

Banka Botërore ka publikuar raportin mbi ecurinë e ekonomisë së rajonit. Në analizë është marrë edhe ekonomia shqiptare, ku janë bërë disa konstatime domethënëse.

Institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se një ndër burimet kryesore të rritjes ekonomike këtë vit, që parashikohet disi më optimiste në 3.6%, është konsumi. Ndërkohë që konstatimi i dytë është që bujqësia shqiptare mbetet një sektor i vakët, me një ecuri anemike. Në një deduksion logjik kjo do të thotë se konsumi i popullatës bazohet tek mallrat e importit. Konstatimi i tretë i Bankës botërore është se një ndër risqet e ekonomisë për këtë vit është rritja e çmimeve të ushqimeve.  Kjo  tregon jo vetëm për varësinë, por edhe për ekspozimin shumë të madh të ekonomisë dhe buxheteve familjare ndaj luhatjes së cmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Për ta mbështetur një përfundim të tillë, le të shohim ecurinë e importeve dhe eksporteve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të dhënat tregojnë eksportet kanë pësuar një rritje konstante, por të ngadaltë vitet e fundit, përkundrejt një rritje më të shpejtë të importeve. Vitin e kaluar, ne kemi importuar mallra gati dyfish më shumë sesa kemi eksportuar. Një dëshmi e qartë e nivelit të ulët të prodhimit shqiptar.

Por ndërsa kemi varësinë më të lartë në importe nga vendet e rajonit, Shqipëria ka sektorin bujqësor me peshë në prodhimin e brendshëm bruto, me 20% të PBB-së, gati 2 herë më të lartë se mesatarja rajonale dhe 6 herë më të lartë se mesatarja europiane.

Edhe pse ka klimë të përshtatshme dhe burimet ujore të favorshme për kulturat bujqësore, prodhimet shqiptare nuk janë konkurruese pasi qeveria jep nivelin më të ulët të subvencioneve për sektorin në krahasim me rajonin. Kjo bën që qytetarët shqiptarë të paguajnë më shtrenjtë për produktet ushqimore.

Sipas të dhënave zyrtare, rritja e çmimeve tek ushqimet është gati dyfish më e lartë se inflacioni i përgjithshëm. Në shtator, kjo rritje ka qenë 7.9%, duke rënduar jo pak familjet dhe kryesisht ata me të ardhura të ulëta./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Familja Destani mbërrin në Nasdaq me sipërmarrjen e saj Next.e.GO Mobile

Para

Euromoney publikon artikullin rreth OTP Bank Albania: ‘Banka më e mirë në Shqipëri për 2023’ nga Çmimet e Ekselencës së Euromony, OTP Bank Albania në rritje të vazhdueshme

Para
Euromoney publikon artikullin rreth OTP Bank Albania: ‘Banka më e mirë në Shqipëri për 2023’ nga Çmimet e Ekselencës së Euromony, OTP Bank Albania në rritje të vazhdueshme

Euromoney publikon artikullin rreth OTP Bank Albania: ‘Banka më e mirë në Shqipëri për 2023’ nga Çmimet e Ekselencës së Euromony, OTP Bank Albania në rritje të vazhdueshme

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar