• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Dita Evropiane e Mikrofinancës/ Arritjet dhe sfidat e sektorit në Shqipëri

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Dita Evropiane e Mikrofinancës/ Arritjet dhe sfidat e sektorit në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (Albanian Microfinance Association – AMA) organizoi “Ditën Evropiane të Mikrofinancës” me temë: “Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri”.

Ky event sensibilizues organizohet, për herë të pestë, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga ofruesit e shërbimeve dhe produkteve të mikrofinancës në të gjithë Europën nën ombrellën e Rrjetit Evropian për Mikrofinancën (www.european-microfinance.org) dhe Qendra për Mikrofinancën (mfc.org.pl).



Të ftuar në këtë event ishin përfaqësues të lartë nga institucionet shtetërore, rregullatorët, institucionet financiare ndërkombëtare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, shoqatave sektoriale, institucionet financiare jo-bankare e dashamirës të aktivitetit të mikrofinancës, të cilët kanë ofruar mbështetje për sektorin në vijimësi.

Aktiviteti u hap nga Zj. Junida Tafaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare e cila i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe i falenderoi për praninë në këtë event ku promovohet roli jetik i mikrofinancës në transformimin e jetëve dhe komuniteteve. Në fjalën e saj ajo theksoi se AMA është e angazhuar të promovojë përpjekjet e pandalshme të institucioneve të mikrofinancës të cilët janë duke investuar gjithmonë e më shumë në digjitalizimin e proçeseve dhe shërbimeve të tyre në mënyrë që t’i shërbejnë individëve dhe bizneseve gjithnjë e më mirë duke bërë të mundur një përfshirje sa më të gjërë dhe akses në financë për të gjithë.

Aktiviteti u përshëndet nga Z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komitetit të Ekonomisë dhe Financave i cili theksoi që tema e kësaj dite është shumë aktuale dhe e rëndësishme për sistemin financiar në tërësi. Ai theksoi rëndësinë e institucioneve të mikrofinancës për atë pjesë të popullsisë që nuk ka një qasje në tregun bankar dhe ftoi të gjithë institucionet të bëjnë më shumë për të informuar publikun e gjerë dhe në veçanti media dhe politikëberësit mbi impaktin që sektori ka në jetën e qytetarëve dhe bizneseve të vogla. Transparenca është një tipar që duhet të mbizotërojë në sektor dhe me këtë mesazh ai falenderoi shoqatën për ftesën.

Gjatë eventit pati një prezantim nga z. Bajram Korsita, Drejtor Ekzekutiv i Albanian Development Guarantee Foundation (ADGF) i cili paraqiti një panoramë të përgjithshme të aktivitetit dhe bashkëpunimit të institucionit me tregun e mikrokredisë dhe atij financiar në përgjithësi. Z. Deniz Dërralla, Drejtor i Mbikqyrjes falenderoi dhe shprehu mbështjetjen në emër të Bankës së Shqipërisë për të gjithë institucionet e mikrofinancës, për të gjithë punën shumë të mirë dhe të rëndësishme që kanë bërë në gjithë këto vite për të gjithë sistemin financiar, me një rritje gati trefish të veprimtarisë së tyre. Inkurajoi të gjithë për të vazhduar punën e mirë të deritanishme për të qenë më produktiv dhe më efiçent edhe falë hapave të rëndësishëm që Banka e Shqipërisë ka ndërrmarrë në kuadër të digjitalizimit të sektorit financiar.

Në fjalën e saj zj. Arlinda Muja, Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët, partnerët dhe mbështetësit në rrugën e gjatë dhe plot sfida që mikrofinanca ka kaluar përgjatë këtyre 30 viteve. Ajo bëri një prezantim shterrues mbi rolin e sektorit të mikrofinancës në vend, pasqyroi të dhëna historike mbi veprimtarinë dhe numrin e institucioneve anëtare të shoqatës si dhe shprehu fokusin e 5 vjeçarit të ardhshëm të këtij sektori.

Nënvizoi faktin se Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është anëtare e rrjetit Evropian për Mikrofinancën dhe përgëzoi të gjithë anëtarët e Shoqatës që në raport me vendet e rajonit kanë nxjerrë tregues dhe indikatorë pozitivë si nga ana e cilësisë së portofolit të kredisë ashtu edhe në mesataren e kredidhënies. Ajo u shpreh në emër të të gjithëve se institucionet mikrofinanciare në vend do të vazhdojnë t’i shërbejnë pjesës së shoqërisë me të ardhura financiare më të ulëta, nisur edhe nga misioni social i mikrofinancës. Paraqiti gjithashtu, edhe objektivat parësorë të institucioneve anëtare të mikrofinancës, ku ndër më kryesorët janë: Rritja e aksesit në Financë Krijimi i vendeve të punës; Zgjerimi i përfshirjes Financiare Zhvillimi teknologjik për përmirësim të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve.

Rëndësi të veçantë dhe përpjekje galopante janë bërë dhe do t vazhdojnë të bëhen në procesin e gjatë të edukimit financiar, si edhe në mbështjetjen e veprimtarisë bujqësore të qëndrueshme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Apeli i FMN për qeverinë: Kujdes me PPP dhe ndërmarrjet shtetërore, investimet drejt projekteve produktive

Para

Qeveria miraton projektbuxhetin 2024. Pagat në shtet 900 euro, më shumë fonde për ushtrinë dhe bashkitë

Para
Qeveria miraton projektbuxhetin 2024. Pagat në shtet 900 euro, më shumë fonde për ushtrinë dhe bashkitë

Qeveria miraton projektbuxhetin 2024. Pagat në shtet 900 euro, më shumë fonde për ushtrinë dhe bashkitë

Të Gjitha

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Recent News

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025
Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

08:19 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar