• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çmimi i korrupsionit në Shqipëri, ja sa na kushton

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Çmimi i korrupsionit në Shqipëri, ja sa na kushton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce

Korrupsioni pengon zhvillimin e një ekonomie. Kjo nuk është vetëm një teori ekonomike, por në praktikë ka dëmtuar biznesin, qytetarët, marrëdhënien e tyre me administratën dhe në finale, edhe funksionimin e shtetit dhe zhvillimin e Shqipërisë. Si ka evoluar korrupsioni në vendin tonë?



Të dhënat e Indeksit të Korrupsionit nga “Transparency International” dhe qendra Altax evidentojnë se korrupsioni ka ardhur duke u shtuar në dy dekadat e fundit. Në vitin 1999, ne renditeshim vendi i 84 nga 180 vende në këtë indeks dhe me një nivel korrupsioni prej 27 pikë nga 100 totali. Në vitin 2022, që është edhe raporti i fundit, Shqipëria mban vendin e 101 në botë, me një nivel korrupsioni prej 36 pikësh.

Por, si paraqitemi ne krahasuar me rajonin? Përveç Bosnje-Hercegovinës, që renditet më keq në nivel rajonal, Shqipëria dhe Serbia mbajnë të njëjtin vend me norma problematike të korrupsionit, ndjeshëm mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres, ndërsa Mali i Zi ka renditjen më të mirë.

Si funksionojnë marrëdhëniet korruptive dhe si e ndikojnë ato ekonominë? Individët dhe bizneset i paguajnë ryshfet administratës. Rrjedhimisht, ata paguajnë më pak detyrime, ndërsa shteti derdh më pak para në buxhet.

Rrjedhimisht, qeveria ka më pak fonde në dispozicion për t’i shërbyer publikut me investime dhe rritje pagash për nëpunësit e saj. Në këto kushte, administrata vijon të jetë e pakënaqur dhe ushtron presion tek qytetarët dhe bizneset për ryshfet. E gjitha kjo shndërrohet në një cikël të mbyllur, ku humbësit e mëdhenj janë qytetarët dhe biznesi.

Sa i kushton Shqipërisë ky rreth vicioz i pandalshëm korrupsioni? FMN thotë që vendet më pak të korruptuara mbledhin më shumë të ardhura, mesatarisht 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sa të ardhura mbledh Shqipëria në krahasim me fqinjët në rajon? Sipas të dhënave, në vitin 2022 Shqipëria u rendit e parafundit në rajon përsa i takon mbledhjes së të ardhurave, me vetëm 26,3% të PBB-së. Më keq se Shqipëria është vetëm Kosova, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor renditen më mirë.

Por, si përkthehet kjo në shifra të thjeshta për qytetarët? Sipas të dhënave paraprake, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë për vitin 2022 vlerësohet në rreth 2 trilionë lekë. 4% e kësaj shume është rreth 82,3 miliardë lekë, që e konvertuar me kursin mesatar të Bankës së Shqipërisë është rreth 711 milionë euro. Ky është çmimi i korrupsionit në Shqipëri./ A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

5 këshilla që të bëhesh shef i respektuar

Para

Kredo finance i bashkohet projektit moveit4sos!

Para
Kredo finance i bashkohet projektit moveit4sos!

Kredo finance i bashkohet projektit moveit4sos!

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar