Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

BE-Ballkani Perëndimor, nis ulja e tarifave të roaming

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
BE-Ballkani Perëndimor, nis ulja e tarifave të roaming
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar kështu datën e një ndryshimi të madh.

Pas gati një viti pune të përbashkët intensive, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Europian, si dhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmëritë.

Duke nisur nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe BP-së dukshëm më ekonomik.

Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB, ndërsa tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas çmimeve të paketave të ulura edhe të rregullta, do të operojnë dhe me çmimet sipas modalitetit “pay as you go” (që do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë ekstra, ndërsa udhëton, veçanërisht për udhëtime të shkurtra).

“E kisha premtuar në fjalimet e mia, një vit më parë se çmimet e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të binin bashkë me gjethet e vjeshtës. Nëse dikush kishte ndonjë dyshim, sot s’do të kenë më asnjë arsye, ndaj sot jam e kënaqur që fjalët e mia do të tingëllojnë qetësuese dhe bindëse, për të gjithë. Ky zhvillim historik tashmë po riformëson peizazhin e të dhënave celulare për qytetarët dhe udhëtarët.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Suksesi i Deklaratës për Roaming BE-Ballkani Perëndimor është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit rajonal, për ta transformuar, për ta bërë më të lehtë e më të mirë komunikimin mes vendeve, duke përballuar jo pak herë edhe sfida shumë komplekse.

Ky moment historik vjen mes tensioneve politike, betejave ekonomike dhe spektrit në rritje të ndryshimeve klimatike në rajon, fakte këto që e përforcojnë edhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik.

Ndërsa festojmë këtë arritje, duhet të njohim e të vlerësojmë përkushtimin e të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht operatorët e telekomunikacionit. Presim një të ardhme ku mund të jemi më të ndërlidhur, më të aksesueshëm me botën digjitale dhe të mund ta bëjmë këtë me çmime të përballueshme nga të gjithë.”- tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Etiketa: aktualitet
Pas

Tursitët çojnë në nivele rekord transaksionet elektronike, shumica tërheqje nga bankomatët

Para

Bie besimi tek ekonomia, ndikuan negativisht ndërtimi dhe shërbimet

Para
Bie besimi tek ekonomia, ndikuan negativisht ndërtimi dhe shërbimet

Bie besimi tek ekonomia, ndikuan negativisht ndërtimi dhe shërbimet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Për herë të parë ministra, kush janë katër emrat e rinj që ju shtuan qeverisë

Për herë të parë ministra, kush janë katër emrat e rinj që ju shtuan qeverisë

nga Fast News
08:52 | 27/02/2026
0

Si të bëheni një frymëzim për të tjerët?

Si të bëheni një frymëzim për të tjerët?

nga Fast News
08:48 | 27/02/2026
0

Vështirësi në regjistrimin e akteve, rivlerësimi i pronave ka nisur, por me probleme

Vështirësi në regjistrimin e akteve, rivlerësimi i pronave ka nisur, por me probleme

nga Fast News
22:08 | 26/02/2026
0

Parashikimet e BERZH: Ekonomia jonë do të rritet me 3.5%, në rajon kryeson Kosova

Parashikimet e BERZH: Ekonomia jonë do të rritet me 3.5%, në rajon kryeson Kosova

nga Fast News
21:50 | 26/02/2026
0

Recent News

Për herë të parë ministra, kush janë katër emrat e rinj që ju shtuan qeverisë

Për herë të parë ministra, kush janë katër emrat e rinj që ju shtuan qeverisë

08:52 | 27/02/2026
Si të bëheni një frymëzim për të tjerët?

Si të bëheni një frymëzim për të tjerët?

08:48 | 27/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora