• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rreziku i përshkallëzimit të konfliktit në Izrael, ish ministri i Financave: Do të sillte probleme të mëdha sociale

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Rreziku i përshkallëzimit të konfliktit në Izrael, ish ministri i Financave: Do të sillte probleme të mëdha sociale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konflikti i rizgjuar ndërmjet Hamasit dhe Izraelit nuk po kalon pa faturën e tij në ekonominë botërore. Një rritje e menjëhershme e çmimit të karburanteve fosile është shënuar në bursa. Për prekjen e ekonomisë shqiptare nga konflikti në Izrael, por edhe më gjerë, u diskutua në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulce.

Arben Malaj, ish-ministër i Financave, u shpreh se nëse konflikti do të përhapej edhe më tej do të sillte probleme të mëdha sociale në botë pasi do të kishin një rritje të çmimeve.

“Në këtë konflikt patjetër që ka faktorë gjeopolitikë. Nuk është thjeshtë një goditje e rastit e Hamasit, kjo për shkak se kishte përpjekje maksimale nga SHBA që ta ndihmonte Izraelin për të bërë marrëveshje me disa nga vendet e rajonit që e konsideronin vend armik.

Ekspertët vlerësojnë se për të folur për përmasat ndoshta është akoma shpejt. Janë 3 faktorë duke u analizuar. E para, nëse do të ketë një ballafaqim një ballafaqim ushtarak mes Iranit dhe Izraelit, i cili është prodhuesi i shtatë i naftës në botë. Të gjithë janë skeptikë. Një moment është a do të ketë përplasje ushtarake, por momenti i dytë është nëse do të aplikojnë SHBA-të sanksione ndaj Iranit. Kjo ndërhyrje do të kishte pasoja negative, pasi do të ulte ofertën dhe do të rriste çmimin. Kjo është aktualisht në nivele të menaxhueshme, por nëse lufta do të përhapej, ekspertët parashikojnë se naftë mund të shkonte deri në 110 dollarë. Ky nivel do të ishte kritik, pasi do të kishte efekt zinxhir dhe do të vinte pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë, kur bankat qendrore po merrnin pak frymë për të mos e rritur koston e parasë dhe inflacionit.

Në momentin që do të kemi një trend në rritje, do të kishim probleme të mëdha sociale sepse në kohë krize të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit varfërohen më shumë”, tha Malaj./A2 CNN

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Zbardhen shembujt e Ministrisë së Financave për taksën e re te ndërtesat; Nga 2026 për shtëpitë do paguhet 50% më shumë taksë, për dyqanet deri 25%

Para

Fatura financiare e konfliktit të përgjakshëm Izrael-Hamas

Para
Fatura financiare e konfliktit të përgjakshëm Izrael-Hamas

Fatura financiare e konfliktit të përgjakshëm Izrael-Hamas

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

nga Fast News
12:16 | 22/01/2026
0

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

nga Fast News
09:30 | 22/01/2026
0

“Paketa e maleve”, qeveria përcakton zonat e zhvillimit. Ja cilat janë…

“Paketa e maleve”, qeveria përcakton zonat e zhvillimit. Ja cilat janë…

nga Fast News
09:00 | 22/01/2026
0

Davos sot: Gjeopolitika globale dhe inteligjenca artificiale dominojnë axhendën

Davos sot: Gjeopolitika globale dhe inteligjenca artificiale dominojnë axhendën

nga Fast News
08:30 | 22/01/2026
0

Recent News

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

12:16 | 22/01/2026
Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

09:30 | 22/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar