• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

2022, KLSH gjen se borxhi ndaj sigurimeve arriti në 17 mld lekë

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
2022, KLSH gjen se borxhi ndaj sigurimeve arriti në 17 mld lekë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Borxhi ndaj sigurimeve shoqërore është duke u rritur me shpejtësi nga viti në vit edhe pse, masat ligjore kundër këtyre detyrimeve janë të ashpra.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë një auditi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, gjeti se deri në fund të vitit 2022, fondit të sigurimeve shoqërore nuk i janë vënë në dispozicion rreth 17,128,533 mijë lekë detyrime të prapambetura që iu përkasin mbi 109,110 subjekteve debitorë.

Gjatë vitit 2022 pati rritje të konsiderueshme të numrit të debitorëve prej 5,482 subjektesh si dhe një rritje të detyrimeve të prapambetura me 1,261,797 lekë.

KLSH argumenton se, numri i lartë i subjekteve me detyrime të papaguara, përmban në vetvete rrisqe, pasi detyrimet e papaguara nga subjektet debitorë në lidhje më shumat e papaguara të kontributeve, përfaqësojnë një numër i konsiderueshëm personash, të punësuar në këto subjekte, të cilët nuk mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore;

KLSH bën thirrje se për të administruar sa më mirë sigurimet shoqërore duhet që të bëhet mbledhja e detyrimeve që kanë subjektet për sigurimet shoqërore, duke qenë se kontributet e sigurimeve shoqërore, llogariten, deklarohen dhe paguhen brenda datës 20, të muajit pasardhës.

Shuma totale e debitorëve të ISSH rezulton të jetë 14,354,079,374 lekë dhe bashkë me interesa dhe gjoba totali shkon në 17,128,533,616 lekë, 58% e këtyre debitorëve janë subjekte juridikë dhe 38% bizneset e vogla.

Mbështetur në Ligjin nr. 9136, “Për mbledhjen e kontributeve te detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, se “Nëse kontributet nuk paguhen në kohë, organi përkatës ka të drejtë të marrë masa shtrënguese” Sipas ligjit agjenti fiskal për mbledhjen e kontributeve janë tatimet.

ISSH ka trajtuar në mënyrë analitike situatën lidhur me detyrimet e prapambetura të kontributeve të sigurimeve shoqërore shifër e konsiderueshme në numër debitorësh dhe i është drejtuar gjatë vitit 2022, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me shkresat me objekt problematikat që lindin nga detyrimet e prapambetura përsa i përket kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Në vitin 2022, gjendja e debitorëve vijon të mbetet problematike, pasi në krahasim me vitin 2021, numri i debitorëve të krijuar nga subjektet buxhetore, jo buxhetore, biznesi i madh dhe të vetë punësuarit, të cilët derdhin kontributet e tyre në DPT u rriten me tej.

Në lidhje me mbledhjen e këtyre detyrimeve, ISSH pavarësisht se ka detyrë sipas statutit të saj, mbledhjen e të ardhurave nga kontributet e personave fizikë dhe juridikë, nuk ka tagër të plotë për të vepruar dhe ndërmarrë masa shtrënguese pasi menaxhimi i tyre kryhet nga DPT.

Etiketa: aktualitet
Pas

Këshilla për gratë: Besoni në aftësitë tuaja dhe vazhdoni përpara…

Para

UNDP vlerëson me çmim të parë Credins bank për kontribut të lartë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar