• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Paga dhe kostot/ Jetesa në Shqipëri vs jetesa në Gjermani

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Paga dhe kostot/ Jetesa në Shqipëri vs jetesa në Gjermani
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po përballet vitet e fundit me një normë të lartë emigrimi, çka ka sjellë probleme të forta ekonomike dhe sociale. Por, përse ikin shqiptarët dhe kryesisht të rinjtë? Për herë të parë, gazetarja Aurora Sulçe bëri në emisionin e saj A2 Business një krahasim i pagave dhe kostos së jetesës mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, që është një ndër vendet e preferuara të shqiptarëve për emigrim, për të kuptuar sa është i leverdisshëm nga pikëpamja ekonomike largimi dhe a bëhet vetëm për para?

Në “Indeksin e Ikjes së Njerëzve dhe Largimit të Trurit” të kryer nga forumi “Ekonomia Globale”, Shqipëria ka normën më të lartë të largimit të të diplomuarve në rajon me 8.3, pasuar nga Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi. Madje, ne jemi të parët edhe në Europë dhe pjesë e listës me 10 shtetet me nivelin më të lartë të “largimit të trurit” në botë. Mesatarja europiane vetëm 3.66 dhe ajo botërore 5.21.

Por, sa para fitohet në Gjermani dhe sa në Shqipëri?

Paga mesatare në Gjermani është rreth 2400 euro, ndërsa ajo në Shqipëri rreth 680 euro. Duke pasur parasysh edhe luhatjet e kursit të këmbimit që i rrisin apo i ulin pak këto vlera.

Sa është kosto mujore e përafërt e jetesës për një person në Gjermani? 

Bazuar mbi raportime të ndryshme nga shqiptarët që jetojnë atje, por edhe një kryqëzim i të dhënave në faqe të ndryshme online, rezulton se qiraja varion diku tek 900 euro; fatura e energjisë 100 deri në 120; fatura e ujit 70 euro; 50 euro internet; 80 euro ngrohja; 500 euro kosto mujore për ushqim; 10-25 euro për një dalje në muaj në restorant; 100-150 euro për veshmbathje dhe 100-180 euro shpenzime të tjera. Në total, 2000-2165 euro në muaj.

Mund të kursehet?

Sipas një përllogaritje të thjeshtë, nga paga mesatare 2400 euro, zbresim 2000-2165 euro në muaj kostot e jetesës dhe rezulton një kursim maksimal prej 235 euro në muaj.

Sa kushton të jetosh në Shqipëri? 

300 euro qiraja; drita, ujë, internet 40 euro; transporti publik 10 euro; Ushqimi në muaj mesatarisht 250 euro; 10 euro për një dalje në muaj në restorant; 40 euro veshmbathje dhe 30 euro shpenzime të tjera. në total, 680 euro.
Sa mund të kursesh në Shqipëri?

Paga mesatare 680 euro; kosto mesatare e jetesës 680 euro. Nuk mund të kursesh asgjë.

Për të kuptuar arsyet e atyre që jo vetëm kanë shkuar, por edhe kanë zgjedhur të qëndrojnë në Gjermani, duhet të eksplorojmë edhe disa arsye të tjera. Arsimi në Shqipëri është pjesërisht falas, ndërsa në Gjermani është falas. Shëndetësia në Shqipëri është pjesërisht falas, ndërsa në Gjermani është falas. Standardi i jetesës në Shqipëri është më i ulët, në Gjermani më i lartë. Siguria ushqimore në Shqipëri është më e ulët dhe në Gjermani më e lartë. Ndotja në Shqipëri është më e lartë dhe në Gjermani, më e ulët.

Etiketa: aktualitet
Pas

Miratohet indeksimi i pensioneve në masën 8.6%

Para

Të ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, Booking dhe dëmshpërblimet e përmuajshme për të larguarit nga puna do tatohen nga 13 deri 23%

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar