• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Pa internet dhe teknologji, vetëm 18% e kompanive shqiptare investojnë në inovacion dhe kërkim shkencor

nga Fast News
2 years më parë
në Teknologji
0
Pa internet dhe teknologji, vetëm 18% e kompanive shqiptare investojnë në inovacion dhe kërkim shkencor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm 18% e kompanive shqiptare investojnë në “Kërkim dhe zhvillim” në Shqipëri. Shifra që tregon një nivel alarmant të investimit të bizneseve vendase në atë që duhet të ishte promotori i tyre i zhvillimit është dhënë në Strategjinë Kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Inovacionin 2023–2030, e publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

“Biznesi shqiptar ka filluar të zhvillohet me vonesë pas viteve ‘90. Dhe një pjesë e mirë e drejtuesve të biznesit, persona që pothuajse i takojmë çdo ditë, nuk e njohin aq shumë teknologjinë, pastaj po të flasim për kërkimin shkencor është inekzistent“, shpjegon eksperti Erion Demiri.

Teksa thekson se vetëm 0.03% e Produktit të Brendshëm Bruto për kërkimin shkencor është e pamjaftueshme për të forcuar lidhjen midis biznesit dhe  akademisë, strategjia vë në dukje nevojat që vendi ka.

Hartimi i një metodologjie për krijimin e fondeve për kërkimin dhe shkencën, por dhe zhvillimi i politikave inovative që synojnë promovimin   e   lidhjeve   më   të   mira   ndërmjet akademisë,  industrisë  dhe  qeverisë,  janë masat që duhet ndërmarrë.

“Kërkimi shkencor sidomos në ndërmarrjet e prodhimit ka të bëjë me faktin se t’i duhet të kesh persona që merren me të dhe me zhvillimin e produkteve të reja. Në çastin kur shumica e ndërmarrjeve nuk merren me krijimin e produkteve të reja, por merren me tregti ose ofrim shërbimesh është e qartë se koncepti që ata kanë sesi duhet të funksionoj kërkimi shkencor apo si duhet të penetrojë teknologjia në biznesin e tyre, është një qasje shumë e ngadaltë”.

Përdorimi i teknologjisë në ndërmarrjet shqiptare në nivele të ulëta, raportohet edhe nga INSTAT teksa vetëm 30% e të punësuarve kishin një kompjuter me akses në internet në 2022.

Etiketa: aktualitet
Pas

Cili është muaji më i favorshëm për të gjetur punë?

Para

Qeveria mbledh taksat, në treg ka mungesë lekësh. Banka e Shqipërisë injekton 15.9 miliardë lekë

Para
Qeveria mbledh taksat, në treg ka mungesë lekësh. Banka e Shqipërisë injekton 15.9 miliardë lekë

Qeveria mbledh taksat, në treg ka mungesë lekësh. Banka e Shqipërisë injekton 15.9 miliardë lekë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar