• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Në Shqipëri, burrat kanë paranë, gratë po “fitojnë” në politikë

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Në Shqipëri, burrat kanë paranë, gratë po “fitojnë” në politikë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pushtetin ekonomik në Shqipëri e kanë burrat, ndërkohë që gratë po fitojnë terren në politikë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë për një zbutje të pabarazisë gjinore në Shqipëri vitet e fundit. Financimet për buxhetimin gjinor kanë ardhur në rritje që prej vititi 2015 dhe kanë arritur këtë vit në mbi 52 miliardë lekë ose sa 9% e totalit të shpenzimeve buxhetore.  Kjo falë edhe asistencës së ofruar nga UN Ëomen për të identifikuar dhe asistuar projekte, që realisht japin rezultatet të prekshme në buxhetimin gjinor.
Por si paraqitet situata burra/gra në terren?

Të dhënat zyrtare tregojnë se “pushteti” ekonomik mbetet në duart e burrave. Ata kanë paga më të larta dhe janë në pozicione drejtuese, ndonëse numri i grave të diplomuara është ndjeshëm më i lartë se ai i meshkujve.



Sipas INSTAT, në vitin 2021, rreth 19.5% e femrave mbi 25 vjeç në vend e kishin mbaruar arsimin e lartë, përkundrejt 16.9% të meshkujve. Vitet e fundit, rritja e peshës së vajzave që zgjedhin të ndjekin universitetin është më e lartë sesa ajo e meshkujve.

Numri i të diplomuarve në arsimin e lartë në vitin akademik 2020-21 ishte afërsisht 33 mijë studentë ndër të cilët vajzat përbënin 66,1 %. Përqindja që zënë të diplomuarat vajza në krahasim me një vit më parë është rritur me 0,8 pikë përqindje.

Por edhe pse janë më të arsimuara, burrat paguhen më shumë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, paga mesatare mujore bruto e femrave në vitin 2021 ishte 55,760 lekë. Në krahasim me një vit më parë, pagat e grave janë 7.9% më të larta. Në vitin 2021, hendeku ishte 4.5%. Kjo do të thotë se paga mesatare e grave në vend është 4.5% më e ulët sesa ajo e burrave .

Në të kundërt, është rritur pesha e grave në politikë, me një pjesë të konsiderueshme të kabinetit që përbëhet nga gra ministre. 70% e qeverisë aktuale përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet të madh politik.

Gjithsesi Kuvendin e dominojnë meshkujt, teksa ata përbëjnë rreth 65% të numrit të deputetëve gjithsej, sipas INSTAT, ndonëse pesha e deputeteve femra ka ardhur në rritje. Në vitin 2021, shkalla e pjesëmarrjes së gruas është 35,7%. Ndër tetë komisionet parlamentare, pjesëmarrja më e madhe e grave shihet në “Komisionin për punën, çështjet sociale dhe shëndetësinë” dhe “Komisionin për edukimin dhe mjetet e informimit publik”, përkatësisht 61,9% dhe 57,9%.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria, e parafundit në rajon për teknologjinë dhe inovacionin

Para

Sa kohë ju është dashur disa nga njerëzve më të pasur në botë që të bëhen miliarderë

Para

Sa kohë ju është dashur disa nga njerëzve më të pasur në botë që të bëhen miliarderë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar