• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Më pak punë, më shumë kohë të lirë… Ja ç’duan punonjësit

nga Fast News
2 years më parë
në Lifestyle
0
Më pak punë, më shumë kohë të lirë… Ja ç’duan punonjësit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Studimi për t’i mbajtur punonjësit të lumtur i ka shtyrë disa punëdhënës t’u ofrojnë atyre disa avantazhe, duke bërë cupcake (lloj keku), komucha (pije e fermentuar, paksa alkoolike, 0,5%) apo orë në palestër, CrossFit, diçka që duhet ta praktikojnë patjetër deri sa të gjejnë diçka më të mirë që t’u ofrojnë punonjësve.

Por gjithë këto nisma dhe kërkimi për tendenca të reja mund të jenë të padobishme. Sipas MetLife Employee Benefits Trends Study 2019, një studim i sapo publikuar, i cili ka intervistuar 2600 punonjës amerikanë me kohë të plotë, “përfitimi më i rëndësishëm” është intuitiv dhe pa kohë.



Ndër të intervistuarit, 72% shprehën interes për kohë të lirë, të pakufizuar të paguar, duke i paraprirë programeve të mirëqenies që shpërblejnë stilin e shëndetshëm të jetesës, programe para daljes në pension, shërbime falas apo të subvencionuara menjëherë, restorante, estetikë etj.

Sigurisht, gjithçka tingëllon mirë. Pjesëmarrësit në studim, thanë se në thelb, ajo që kërkonin me të vërtetë është “të kishin një jetë”.

Studimi i MetLife, i cili u përqendrua te punonjës të profesioneve të ndryshme, duke nisur nga mosha 21 vjeç e më shumë, gjeti se gjithë gjeneratat e punonjësve ishin në një mendje për këtë çështje. Mes punonjësve Gen Z (tani 21 apo 22 vjeç), 73% e të intervistuarve deklaruan se kërkonin ditë të lira të pakufizuara, të paguara krahasuar me 80% të Millennials (mosha 23-36 vjeç), 70% e Gen Xers (mosha 37-52 vjeç) dhe 63% e brezit Boomers (mosha 52 vjeç e më lart).

Shumë prej avantazheve që ofrojnë kompanitë janë krijuar për t’i mbajtur punonjësit sa më gjatë, duke eliminuar justifikimet si për shembull nevojën për të ngrënë apo se duhet të bëjnë një vizitë te mjeku.

Rezultatet e studimit tregojnë se ka njëfarë kërkese për këto
lloj programesh.

Por një periudhë kohe e pakufizuar e paguar, një tendencë që po përqafohet nga një sërë kompanish, jo vetëm kompani teknologjike mund të shndërrohet në diçka vërtet e fuqishme dhe rigjeneruese. Ky avantazh u jep punonjësve mundësinë për të marrë ditën e lirë, për t’u përballur me jetën apo për të bërë një ditë pushim, duke mos pasur frikën se po shpenzojnë ditët e pushimeve vjetore.

Natyrisht, politika e pushimeve të pakufizuara të paguara mund të jetë e padobishme nëse vetë drejtuesit nuk marrin ndonjë ditë të tillë. Studimi gjeti se, në mungesë të rregullave të qarta, disa punonjës marrin më pak ditë pushimesh nga sa do të dëshironin.

MetLife i pyeti edhe punonjësit me kohë të plotë nëse janë duke planifikuar të largohen nga puna për diçka të re në pesë vitet e ardhshme dhe se çfarë do t’i bënte të qëndronin. Më shumë se gjysma e të intervistuarve u përgjigjën më shumë para, ndërsa një e treta thanë se mund të ndryshonin ide nëse do t’u ofroheshin avantazhe më të mira.

Përgjigje të tjera të shpeshta ishin më shumë fleksibilitet dhe mundësia për të punuar kudo.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rritje rekord prej 286 milionë euro për depozitat në euro. Nuk kanë ndikuar vetëm emigrantët

Para

Drejtuesit e Finnacave takim me fasonistët, punësimi i personave PAK detyrim ligjor

Para
Drejtuesit e Finnacave takim me fasonistët, punësimi i personave PAK detyrim ligjor

Drejtuesit e Finnacave takim me fasonistët, punësimi i personave PAK detyrim ligjor

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar