• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Kriza kineze, “drithërima” në Perëndim

nga Fast News
2 years më parë
në Bota
0
Kriza kineze, “drithërima” në Perëndim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth tre javë më parë, presidenti amerikan Biden e krahasoi Kinën me një “bombë me sahat në themelet e ekonomisë globale”, duke iu referuar patologjive të saj dhe ndikimit të mundshëm ndërkombëtar të kolapsit përfundimtar. Fjalët e tij përshkruajnë realitetin e Kinës, e cila pas dekadash rritjeje marramendëse po përballet me një koktej krizash në gjendje ta kthejë atë në një ekonomi anemike, e cila do të kërkojë një rrugëdalje dhe një model të ri.

Siç ka theksuar FMN-ja, për çdo rritje prej 1% në Kinë, PBB-ja globale rritet me 0.3%. Kjo është arsyeja pse nuk është hera e parë që kriza e ekonomisë kineze ka shkaktuar drithërima në ekonomitë perëndimore. Në zemër të krizës së saj janë trazirat në të cilat po zhytet sektori i pasurive të paluajtshme, që përfaqëson më shumë se 30% të ekonomisë dhe për vite me radhë ka pasur një rritje shpërthyese.



Në të njëjtën kohë, konsumi po bie dhe ekonomia e saj vuan nga deflacioni, kërkesa private dhe po ashtu edhe investimet e huaja po zbehen. Investitorët e huaj kanë tërhequr 10 miliardë dollarë nga bonot kineze dhe papunësia po rritet, ndërsa tek të rinjtë ka kaluar 20%. Për sa i përket ritmeve të rritjes së saj, ato janë absolutisht zhgënjyese, ndërsa shumë ekonomistë shpresonin se do të ishin sërish spektakolare pas heqjes së masave kufizuese kundër pandemisë. Ekonomia kineze, laboratori botëror dhe nxitësi më i madh i rritjes globale, është pa ajër dhe nuk është në gjendje t’i afrohet objektivit të rritjes prej 5%.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë, e cila për dekada nxiti ekonominë globale me eksportet e saj të lira, importoi lëndë të para industriale dhe naftë për të shtyrë kërkesën globale të lartë dhe u shfaq si një fuqi globale teknologjike e aftë për të trembur Uashingtonin, duket se e ka humbur ritmin e saj.

E gjithë kjo po ndodh ndërsa projekti madhështor i presidentit kinez Xi Jinping, i njohur si Rruga e Re e Mëndafshit, mbyll dekadën e tij të parë, i cili, përtej çdo ambicieje të ndikimit ndërkombëtar që i shërben, ishte qartësisht një përpjekje e Pekinit për t’u dhënë prodhuesve kinezë mundësinë për të nxjerrë fitime nga projektet jashtë shtetit, për të mbetur aktivë dhe fitimprurës dhe sigurisht për të siguruar miliona vende pune.

Ethet e investimeve të Kinës kanë çuar në ndërtimin e qyteteve “fantazmë”, të përbërë nga shtëpi dhe ndërtesa banimi që nuk kanë qenë kurrë të banuara nga askush, si dhe në ndërtimin e një aeroporti më të avancuar nga i cili asnjë avion nuk është ngritur ndonjëherë. E gjithë kjo u financua, megjithatë, me emetimin e vazhdueshëm të borxhit nga autoritetet kineze, me rezultatin që sot totali i borxhit të Kinës arrin në një masë marramendëse, edhe për standardet e vendeve të Eurozonës, 300% të PBB-së kineze: afërsisht katër herë më e madhe se ekonomia kineze.

Ndonëse autoritetet kineze janë mësuar të fshehin zhvillimet negative në ekonomi, ngadalësimi i rritjes në ritme anemike u konfirmua pak ditë më parë nga Shërbimi Statistikor i Kinës, kur e cilësoi kërkesën e brendshme si ‘të pamjaftueshme’ dhe theksoi se “”duhen marrë masat për të mbështetur dhe forcuar themelet e rimëkëmbjes ekonomike”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sa para duhet të kesh që të ndihesh i pasur?

Para

10 njerëzit më të pasur në botë për vitin 2023!

Para
10 njerëzit më të pasur në botë për vitin 2023!

10 njerëzit më të pasur në botë për vitin 2023!

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar