• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kalendari/ Pagat 900 euro për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor 2023, tjetra në dhjetor 2024

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Kalendari/ Pagat 900 euro për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor 2023, tjetra në dhjetor 2024
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik, sipas një vendimi që u mor më herët këtë vit nga Këshilli i Ministrave për t’i çuar ato në nivel bruto 900 euro deri në vitin 2025.

Dokumenti i qeverisë “Masat Prioritare të Reformës së Administratës Publike”, që është në fazën e konsultimit publik, parashikon që kësti i parë i rritjes të jepet në muajin dhjetor 2023 dhe tjetri në dhjetor të vitit 2024.



Në fund të vitit 2022, paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë, ose rreth 670 euro.

Për të arritur nivelin e premtuar 900 euro, paga mesatare në sektorin publik duhet të rritet mesatarisht me 34% ose 230 euro. Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rritja mesatare pagave do të ndodhë 15% në dhjetor 2023 dhe 15% tjetër afërsisht 115 euro, në dhjetorin e vitit 2025.

Qeveria, kur e prezantoi projektin e rritjes së pagave në pranverë të këtij viti, argumentoi se qëllimi ishte të zvogëlonte hendekun me pagat e sektorit publik në rajon dhe të nxiste konkurrencën me sektorin privat.

Nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2022, pagat reale në sektorin shtetëror janë rritur rreth 20%, teksa plani i ri synon të aplikojë zgjerim me nga 15% për dy vitet në vijim 2023 dhe 2024.

Reforma e rritjes nisi që këtë vit, për t’u shtrirë në dy vitet në vijim.

Në muajt prill-qershor 2023, punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7% rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv.ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind.

Sipas treguesve buxhetorë në 7-mujorin e vitit 2012, fondi i pagave për sektorin publik ishte sa 18.8% e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, ndërsa më 2023 ishte sa 16.8 % e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.

Megjithëse në vlerë fondi i pagave është rritur ndjeshëm vitet e fundit ritmet ishin më të ulëta se rritja e totalit të shpenzimeve publike. Të dhënat tregojnë për një rënie sistematike të peshës së shpenzimeve paga gjatë dekadës së fundit.

Nga rritja e lajmëruar e qeverisë do të përfitojnë rreth 86 mijë punonjës në sektorin e administratës publike, arsim, shëndetësi, mbrojtje, Policia e Shtetit etj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Mungesa e kamarierëve, pagat e tyre u rritën me 24.5%

Para

Mos i dëgjoni gjithmonë klientët

Para
Mos i dëgjoni gjithmonë klientët

Mos i dëgjoni gjithmonë klientët

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar