Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Forcimi i lekut jep pasoja, ngadalësohen kreditë dhe depozitat

nga Fast News
3 years më parë
në Finance
0
Forcimi i lekut jep pasoja, ngadalësohen kreditë dhe depozitat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Luhatjet e forta në kursin e këmbimit kanë shkaktuar pasojat e pritshme. Banka e Shqipërisë konstaton se si pasojë e forcimit të lekut kundrejt euros dhe valutave të tjera janë ngadalësuar kreditë dhe depozitat. Vlerësimi është bërë në përfundim në mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së.

Institucioni mbikëqyrës bankar evidenton se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 (më tej, “periudha”), veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Në tërësi, depozitat dhe kreditë u zgjeruan, por ritmet e rritjes ishin më të ulëta se në periudhat e mëparshme, duke reflektuar ndikimin e mbiçmimit të ndjeshëm të kursit të këmbimit të lekut. Në kushtet e nivelit më të lartë të normave të interesit, cilësia e kredisë pësoi një rënie të lehtë, por kreditë me probleme mbeten sërish në nivelet më të ulëta historike.

“Në tërësi, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve u paraqit i kontrolluar por rreziqet e kreditit dhe të tregut kërkojnë monitorim të vazhdueshëm. Rezistenca e sektorit bankar ndaj rreziqeve vlerësohet e mirë, në kushtet kur treguesit e kapitalizimit mbetën në nivele të përshtatshme ndërsa performanca financiare u përmirësua në mënyrë të ndjeshme”, thekson BSH.

Zhvillimet ekonomike gjatë periudhës ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe e investimeve, dhe veçanërisht nga përmirësimet në llogarinë korrente të bilancit të pagesave. Rritja ekonomike u shoqërua me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave.

Politika fiskale ruajti një prirje konsoliduese në kushtet e rritjes së ndjeshme të të ardhurave fiskale. Presionet inflacioniste erdhën në rënie por norma e inflacionit mbeti mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar gjithnjë e më shumë kontributin e faktorëve ekonomikë të brendshëm. Banka e Shqipërisë vijoi me normalizimin e politikës monetare duke theksuar se reagimi i saj i mëtejshëm do të reflektojë zhvillimet në faktorët përcaktues të inflacionit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Banka e Shqipërisë konstaton se rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishëm. Ato lidhen me pasigurinë që mbartin zhvillimet gjeopolitike dhe të tregjeve ndërkombëtare, por edhe me ecurinë e inflacionit dhe ndikimin e rreziqeve të tregut. “Në këto kushte, mbetet e rëndësishme që politikat ekonomike të synojnë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, ndërsa institucionet financiare dhe autoritetet mbikëqyrëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të forcuar rezistencën e sistemit financiar”, theksohet në njoftimin e BSH-së.

Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar edhe një ndryshim në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”.

Etiketa: aktualitet
Pas

10 njerëzit më të pasur në botë për vitin 2023!

Para

Cilat vende europiane konsumojnë më shumë akullore?

Para
Cilat vende europiane konsumojnë më shumë akullore?

Cilat vende europiane konsumojnë më shumë akullore?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

nga Fast News
12:30 | 28/07/2026
0

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

nga Fast News
12:06 | 28/07/2026
0

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

nga Fast News
11:59 | 28/07/2026
0

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

nga Fast News
11:55 | 28/07/2026
0

Recent News

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

12:30 | 28/07/2026
“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

12:06 | 28/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora