• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Banka Qendrore Europiane rrit sërish normën e interesit për euron, arrin nivelin rekord 4%

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Banka Qendrore Europiane rrit sërish normën e interesit për euron, arrin nivelin rekord 4%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore Europiane ka cuar në nivele rekord normën bazë të interesit për euron, duke sinjalizuar se kreditë në euro do të shtrenjtohen më tej edhe tek ne. Sipas vendimit të fundit të BQE-së, norma e interesit u rrit me 25 pikë përqindje duke shkuar në nivelin e 4%, më i lartë që nga fillimi i monedhës euro në vitin 1999.

“Inflacioni vazhdon të bjerë, por ende pritet të mbetet shumë i lartë për një kohë të gjatë. Këshilli Drejtues është i vendosur të sigurojë që inflacioni të kthehet në objektivin e tij afatmesëm prej 2% në kohën e duhur. Për të përforcuar progresin drejt objektivit të tij, Këshilli Drejtues vendosi sot të rrisë tre normat kryesore të interesit të BQE-së me 25 pikë bazë”, thuhet në njoftim e BQE.



Banka qendrore, e cila tani ka rritur kostot e huamarrjes për herën e 10 radhazi 10, la të kuptohet se mund të mos ketë më nevojë të rrisë më tej normat, megjithëse tha se mbetet e varur nga të dhënat.

“Normat kryesore të interesit të BQE-së kanë arritur nivele që, të mbajtura për një kohëzgjatje mjaft të gjatë, do të japin një kontribut të konsiderueshëm në kthimin në kohë të inflacionit në objektiv. Këshilli Drejtues do të vazhdojë të ndjekë një qasje të varur nga të dhënat për të përcaktuar nivelin e duhur dhe kohëzgjatjen e kufizimit”, thuhet në vendim.

Eurozona në tërësi e ka shmangur recesionin deri më tani, por Gjermania, ekonomia më e madhe e saj ka pësuar tkurrje. Nuk janë vetëm normat më të larta të interesit që po rëndojnë aktivitetin ekonomik. Një tjetër faktor ishte edhe frika nga mungesa e gazit natyror pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Po kështu është edhe dobësia në Kinë, ku mbështetet shumë industria prodhuese e Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, norma e inflacionit në Eurozonë qëndron në 5.3%, ende shumë larg mbi objektivin prej 2% të BQE-së. Edhe pse ka renë nga kulmi prej 10.6% në tetor, parashikohet të vijojë në këto nivele për disa kohë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Maldivet e Europës”, me çmime të lira/ Slogani që i kushtoi shumë Shqipërisë. Flasin operatorët turistikë

Para

Risia e fundit e Kredo.al: Klubi Kredo, kursime dhe përfitime!

Para
Risia e fundit e Kredo.al: Klubi Kredo, kursime dhe përfitime!

Risia e fundit e Kredo.al: Klubi Kredo, kursime dhe përfitime!

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar