• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Analiza teknike e tregjeve financiare, zhvillohet në Shkup konferenca e parë Rajonale, pjesë edhe Shqipëria

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Analiza teknike e tregjeve financiare, zhvillohet në Shkup konferenca e parë Rajonale, pjesë edhe Shqipëria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvlerësimi i euros, shtrenjtimi i karburanteve apo rritja e çmimeve. Këto pyetje bashkë me parashikimet se çfarë na pret nga ana financiare mund të marrin përgjigje nga krijimi dhe interpretimi i grafikëve, të cilët ndërtohen me historikun e çmimeve të aseteve që tregtohen nëpër bursa.

Nisur nga rëndësia gjithnjë e më tepër në rritje në Shkup të Maqedonisë e Veriut u zhvillua e para Konferencë Rajonale për Analizat Teknike e organizuar nga shoqata, “Analistët Teknikë të Tregut të Evropës Jugore dhe Lindore.”



“Vendosëm të zhvillonim këtë konferencë për t’iu treguar njerëzve mbi këtë shoqatë tashmë në nivel Rajonal. T’i familjarizojmë ata me analizën teknike dhe t’u dërgonim një mesazh në lidhje me çfarë do të përpiqemi të bëjmë në vijim. Njerëzit nuk kanë shumë informacion mbi analizën teknike financiare dhe është detyra jonë si ambasadorë financiarë t’i edukojmë ata”, u shpreh drejtuesja e SEEMT, Snezhana Popovska.

I pranishëm në konferencën që bëri bashkë studiues të vendeve të Rajonit dhe më gjerë, ishte edhe Trevor Neil ekspert i tregjeve financiare prej më se 45 vitesh, i cili tregon edhe se si realizohet procesi për të analizuar të ardhmen financiare.

“Është studimi që i bëhet lëvizjes së çmimit. Analiza teknike është studimi i të dhënave historike të tregut, duke përfshirë çmimin dhe sasinë e tregtuar. Duke përdorur njohuri nga psikologjia e tregut, ekonomia e sjelljes dhe analiza sasiore, analistët teknikë synojnë të përdorin performancën e kaluar për të parashikuar sjelljen e tregut në të ardhmen”, tha Trevor Neil, ekspert i tregjeve financiare, “BETA Group” Londër.

Të dhënat e përftuara nga analiza e luhatjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare me anë të qasjes teknike ndihmojnë qeveritë, botën e biznesit dhe individët vlerëson Eddie Tofpik, i specializuar në tregjet e mallrave e veçanërisht në tregjet financiare të hidrokarbureve.

“Unë mendoj se përdorimi i analizës teknike është thelbësor. Me anë të këtij procesi ne mund të përfitojmë shumë. Të parashikojmë se si do të lëvizin çmimet dhe më pas të vendosim se kur ne do duhet të investojmë. Në industrinë e hidrokarbureve mund të gjejë shumë përdorim, pasi thuajse të gjithë kemi interes se si do të lëvizin e çmimet e naftës, benzinës apo gazit”, tha Eddie Tofpik, ekspert i tregjeve financiare “ADM Investor”.

Në konferencën Rajonale, Shqipëria u përfaqësua nga Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare dhe njëkohësisht Anëtar Bordi i shoqatës, i cili vlerëson se analizat teknike do të kontribuonin ndjeshëm në jetën socio-ekonomike të vendit.

“Në Shqipëri, të paktën, ku ende nuk kemi një treg të zhvilluar kapitalesh, për momentin analiza teknike mund të përdoret kryesisht për tregtimin e valutave apo bonove të thesarit dhe obligacioneve. Po gjërat po ndryshojnë edhe në botë. Edhe në vendet e zhvilluara nuk janë më të fokusuar vetëm tek aksionet apo tregjet e kapitalit, por tashmë një trend i zhvilluar është tregu energjetik. Atu ka çmime. Energjia në fund është një mall”, deklaroi Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare.

Konferenca Rajonale për Analizat Teknike do të jenë tashmë një organizim i përvitshëm kudo të bëhen bashkë ekspertë të tregjeve nga Ballkani Perëndimor, Europa dhe më gjerë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Mbahet seanca e parë në Arbitrazh për kontratën koncesionare në Portin e Durrësit, kompania gjermane kërkoi 40 mln euro dëmshpërblim

Para

“Violina e Paqes”, festivali ndërkombëtar që nuk duhet të humbisni në 25-27 shtator

Para
“Violina e Paqes”, festivali ndërkombëtar që nuk duhet të humbisni në 25-27 shtator

“Violina e Paqes”, festivali ndërkombëtar që nuk duhet të humbisni në 25-27 shtator

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar