• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Vrojtimi i BSH/ Bizneset dhe konsumatorët pesimistë, frikë për të ardhmen

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Vrojtimi i BSH/ Bizneset dhe konsumatorët pesimistë, frikë për të ardhmen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, me përjashtim të tregtisë, janë pesimistë për gjendjen e ekonomisë. Treguesi i ndjesisë ekonomike, që publikohet nga Banka e Shqipërisë dhe tregon besimin e biznesit dhe konsumatorëve tek ekonomia pësoi rënie në korrik, për herë të parë pas tetë muajsh.

Sipas vrojtimit, ky tregues ra me 6.5 pikë në korrik, por megjithatë vazhdon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, 12.4 pikë sipër saj. Kjo ecuri negative u ndikua nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, me përjashtim të tregtisë, që regjistroi rritje.

Treguesi i Ndjesise Ekonomike

Treguesi i besimit të industrisë ra me 4.4 pikë përqindje në muajin korrik, pasi kishte shënuar rritje që nga muaji shkurt. Megjithatë, ky tregues qëndron 14.3 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Zhvillimi i muajit korrik u ndikua nga rënia e vlerësimeve të bizneseve si për prodhimin aktual, ashtu edhe për kontratat porositëse. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë regjistruar rritje të lehtë në korrik, ndërsa pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë në rënie.

Edhe treguesi i besimit në ndërtim regjistroi një kthesë rënëse me 12.1 pikë përqindje në korrik, duke ndërprerë prirjen rritëse që nga muaji shkurt. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë në nivele të larta, 24 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rënia e besimit në ndërtim u përcaktua kryesisht nga vlerësime më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Edhe vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rënie, por në masë më të ulët. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe për çmimet në të ardhmen kanë regjistruar rënie.

Treguesi i besimit në shërbime pësoi rënie për të dytin muaj rresht, me 10.4 pikë përqindje në korrik. Megjithatë, edhe në këtë rast niveli i tij vijon të qëndrojë 16.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Ndikimin kryesor në rënie e dhanë vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre.

Edhe komponenti i dytë, niveli i kërkesës, është vlerësuar me rënie për muajin korrik. Gjithashtu, niveli i punësimit dhe pritjet për të në të ardhmen vlerësohen në rënie nga bizneset e shërbimeve, por megjithatë pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rritur.

Treguesi i besimit në tregti ishte i vetmi që regjistroi rritje, me 1.6 pikë përqindje në muajin korrik, duke arritur nivelin 15.6 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rritja u përcaktua nga vlerësime më optimiste për ecurinë aktuale të biznesit. Megjithatë, komponenti i dytë i treguesit, pritjet për punësimin në të ardhmen, pësoi rënie në korrik. Edhe pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi rënie me 1.9 pikë përqindje në korrik, duke iu rikthyer nivelit të mesatares historike. Rënia reflektoi rënien në të gjithë komponentët përbërës, përfshi blerjet në shuma të mëdha, pritjet për situatën financiare dhe situatën e përgjithshme ekonomike në të ardhmen.

Etiketa: aktualitet
Pas

Volkswagen, 192 miliardë dollarë investim për elektrifikimin dhe digjitalizimin

Para

KESH rinis importin e energjisë, 23.8 milionë euro tendera

Para
KESH rinis importin e energjisë, 23.8 milionë euro tendera

KESH rinis importin e energjisë, 23.8 milionë euro tendera

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

nga Fast News
12:01 | 20/11/2025
0

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

nga Fast News
11:38 | 20/11/2025
0

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

nga Fast News
08:00 | 20/11/2025
0

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Recent News

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

12:01 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

11:38 | 20/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar