• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Shpallet vendimi/ Kredi me 0% interes për 300 punonjës në shtet. Ja kush përfiton

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Shpallet vendimi/ Kredi me 0% interes për 300 punonjës në shtet. Ja kush përfiton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

300 punonjës të administratës shtetërore do të përftojnë kredi me interes 0%. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi mbi përfituesit e këtyre huave, të cilët do të jenë 100 mjekë të Sistemit Shëndetësor Publik, 100 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 100 ushtarakë të Forcave të Armatosura.

Referuar vendimit për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, përfitues janë familjet e reja, të krijuara si rezultat i martesës së lidhur përpara nëpunësit të gjendjes civile dhe përzgjedhja do të bëhet në bazë të sistemit të pikëzimit.



Vendimi i publikuar tashmë përcakton edhe kriteret e pikëzimit për përfituesit. Kështu, për të qenë përfitues duhet të përmbushësh kushtin kryesor të 100 pikëve dhe 50 pikë ndahen për kushtet e strehimit që do të thotë, aplikuesi për kredi me 0% interes nuk disponon një banesë në pronësi, banojnë në banesa në rrezik shembjeje, në banesa të mbipopulluara, familjet që humbasin banesën e tyre, si pasojë e një vendimi gjyqësor ose janë familje që banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.

Ndërsa 50 pikët e tjera përllogariten për kushtet familjare apo sociale. Për t’i përmbushur këto pikë, aplikantët duhet të kenë pagën më të ulët sipas përcaktimit të vendimit të Këshillit të Ministrave si dhe në momentin e aplikimit të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike.

Edhe mjekët e sistemit shëndetësor publik që të përfitojnë kredi me 0% interes duhet të përmbushin Në punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, por 50 pikët e tjera duhet të përmbushen në të tjera kritere.

Vetëdeklarimi që është i angazhuar në institucionin shëndetësor publik në një ose më shumë kategoritë e mëposhtme. Së pari të jetë mjek i punësuar në sistemin shëndetësor publik dhe që ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Universitetin e Tiranës dhe ushtron profesionin pas përfundimit të ciklit të dytë të studimeve për “Mjekësi të Përgjithshme” gjithashtu kriter tjetër është për ata mjekë që ushtrojnë profesionin pas përfundimit të ciklit të specializimit në shërbimin spitalor me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.

Përfitues janë edhe ata mjekë, të cilët kanë kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit si dhe mjekët e punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Deklarata e Guvernatorit: Mund të ndërhymë në tregun valutor, nëse luhatjet vazhdojnë

Para

Vendimi i qeverisë greke: Turistët e larguar nga zjarret, një javë falas në Rodos

Para
Vendimi i qeverisë greke: Turistët e larguar nga zjarret, një javë falas në Rodos

Vendimi i qeverisë greke: Turistët e larguar nga zjarret, një javë falas në Rodos

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar