• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Rreziku ndaj tërmeteve, sigurimi i banesave do të bëhet i detyrueshëm me ligj

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Rreziku ndaj tërmeteve, sigurimi i banesave do të bëhet i detyrueshëm me ligj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sigurimi i banesave do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë qytetarët. Kjo si një masë për t’u mbrojtur nga tërmetet dhe minimizuar dëmet që mund të shkaktohen. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik draftin, e hartuar me mbështetjen e Bankës Botërore.

“Qëllimi i këtij ligji është mbulimi humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari për shkak të dëmeve të drejtpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar, të shkaktuara nga ngjarjet e tërmetit sipas kritereve të përcaktuara me këtë ligj”, theksohet në relacionin që shoqëron draftin.

Shuma që do të paguhet për sigurimin e banesës do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe sigurimi do të bëhet çdo vit nga qytetarët që zotërojnë një banesë. Projektligji parashikon ngritjen e Fondit Kombëtar të Tërmeteve, që do të bëjë edhe administrimin e të ardhurave që do të mblidhen nga sigurimi i detyrueshëm i banesave.

Sipas draftit, Fondi ka të drejtë të kontraktojë ekspertë të licensuar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga një ngjarje tërmeti, si dhe ekspert të fushës të inxhinerëve dhe arkitekturës, në rastet kur një ngjarje tërmeti ka përmasa të konsiderueshme.

Në relacionin që shoqëron projektligjin theksohet se që nga viti 1900, Shqipëria është goditur nga dymbëdhjetë tërmete me magnitudë mbi 6 ballë. Në nëntor 2019, një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.4 ballë, goditi vendin, duke prekur mbi 200,000 njerëz në 11 bashki, përfshirë Tiranën dhe Durrësin, dhe duke shkaktuar një ndikim të konsiderueshëm ekonomik të vlerësuar në 7.5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pjesa më e madhe e dëmit u përqendrua në banesat rezidenciale me 18% të totalit të njësive të banimit të prekura. Pas tërmetit të vitit 2019, qeveria duhej të ndërhynte dhe të siguronte fonde për rindërtimin e pronave të shkatërruara të banimit.

Për të adresuar ndikimin social dhe fiskal të tërmeteve, me mbështetjen e Bankës Botërore, Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë hartuar projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, duke u mbështetur në  përvojat e suksesshme të vendeve të tjera (p.sh., Turqia, Rumania, Filipinet) ku programe të ngjashme të sigurimit të rrezikut nga fatkeqësitë , mund t’i lejojë një vendi të zvogëlojë ndikimin financiar, fiskal dhe ekonomik të fatkeqësive natyrore . Pas përvojës në vende të tjera , mbulimi efektiv i sigurimit pritet të rritet gradualisht në vite,  pas miratimit të ligjit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Inflacioni, në nivelin më të ulët nga marsi 2022. Por turistët shtrenjtojnë ushqimet dhe argëtimin

Para

Ja cilat janë 10 universitetet më të mira në botë për vitin 2024

Para
Ja cilat janë 10 universitetet më të mira në botë për vitin 2024

Ja cilat janë 10 universitetet më të mira në botë për vitin 2024

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar