• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qiratë bëhen të papërballueshme, rritja më e madhe në Tiranë dhe bregdet

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Qiratë bëhen të papërballueshme, rritja më e madhe në Tiranë dhe bregdet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë pesë viteve të fundit, qiratë e banesave në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në Tiranë dhe në bregdet. Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë në një vrojtim të saj.

Vrojtimi ka marrë në studim mbi 34 mijë shtëpi të listuara, të cilat shtrihen në një hark kohor prej 6 vitesh, nga janari 2017 deri në dhjetor 2022. Të dhënat janë ndarë në tri grupe: kryeqytet, për të gjitha listimet e banesave të ofruara për qira brenda një rrezeje prej 5 km nga qendra e Tiranës; bregdet, për të gjitha listimet në qytetet, qytezat dhe zonat rurale bregdetare të vendit, dhe qendrore, për të gjitha listimet në qytetet, qytezat dhe zonat rurale në territoret qendrore të vendit

Sipas vrojtimit, në kryeqytet rritja e qirave nga pesë vite më parë është mesatarisht me 30%, në zonat bregdetare me 56%, ndërsa në zonat qendrore të vendit me 32%.

Duke marrë për bazë një shtëpi me 85 m2 sipërfaqe, studimi vëren se çmimi mesatar për ta marrë me qira në kryeqytet është 57 375 lekë deri në fund të 2022-it, ndërsa në bregdet rreth 40 mijë lekë dhe 38 mijë lekë në zonat qendrore të vendit.

Në pesë vite bregdeti ka pësuar rritjen më të lartë të qirave, duke ia kaluar zonave qendrore të vendit. Nga krahu tjetër, hendeku i qirave në kryeqytet me bregdetin është ngushtuar, ndërsa rritet me zonat qendrore. Kështu të jetosh me qira në një qytet jo-bregdetar, larg kryeqytetit bëhet gjithnjë e më e lirë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas studimit, tregu i qirasë në pasuritë e paluajtshme ka pasur luhatjet e veta. Në fundin e 2019-ës dhe gjatë pandemisë ka pasur një stanjacion të çmimeve për shkak të krizës, ndërsa në dy vitet e fundit rritja ka qenë pothuajse e pandalshme me rreth 13% për vit në Tiranë dhe 24% në vit për bregdetin.

Gjithashtu, rritja e inflacionit dhe kostos së jetesës në vend, sipas studimit, ka ngadalësuar rritjen e menjëhershme të çmimeve në kryeqytet dhe ka krijuar luhatje të shpeshta të tyre duke filluar nga tremujori i dytë i 2022-it.

Pas

Bie me 20% prodhimi i birrës në janar-korrik; Prodhuesit vendas nisin shkurtimin e punonjësve

Para

Përkeqësimi i motit, OSHEE nxjerr planin e masave

Para
Përkeqësimi i motit, OSHEE nxjerr planin e masave

Përkeqësimi i motit, OSHEE nxjerr planin e masave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

nga Fast News
11:48 | 11/01/2026
0

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

nga Fast News
11:15 | 11/01/2026
0

Recent News

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

13:00 | 11/01/2026
3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

12:30 | 11/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar