• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ndryshon projekti i Korridorit VIII, negociata me Maqedoninë e Veriut

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Ndryshon projekti i Korridorit VIII, negociata me Maqedoninë e Veriut
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshon projekti i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Punimet në këtë segment kanë nisur tashmë me dy lote, por rezulton se ato kanë ndryshuar nga projekti fillestar.

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga zv.kryeministrja,njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspeëktuan punimet në terren. Ka qenë ministrja balluku që ka dhënë detajet e projektit, tashmë në zbatim.



Sipas saj, ndërtimi në anën e Maqedonisë së Veriut për rrugën që është pjesë e korridorit të rëndësishëm ka nisur prej kohësh dhe Shqipëria është përshtatur duke gjetur një pikë më të afërt dalje në territorin shqiptar. Por kjo zgjidhje duket ka shtuar një vepër të re që është një tunel prej 3 kilometrash. Sipas Ballukut kjo zgjidhje u arrit pas negociatave mes autoriteteve rrugore të dy vendeve si dhe ministrive përgjegjëse të Infrastrukturës.

“Kjo është një pjesë e rëndësishme e korridorit të VIII-të, që nis nga fshati Labinot Fushë dhe vazhdon për 44 kilometra në një rrugë me të gjithë parametrat e autostradës moderne sa i takon kushteve të sigurisë dhe të kategorisë së  rrugës dhe vazhdon deri në afërsi të Qafë Thanës. Siç edhe jeni në dijeni, pas një bisede intensive me qeverinë e Maqedonisë së Veriut kemi vendosur të ndryshojmë pikën e daljes duke qenë se dhe nga krahu i Maqedonisë së Veriut ka nisur prej kohësh ndërtimi i korridorit të VIII kështu që  duke punuar me të dy autoritetet rrugorë dhe me ministritë kemi arritur rezultatin që do ishte më mirë të kishim një pikë dalje më të afërt në territorin shqiptar e cila do të zgjidhet përmes një tuneli 3 kilometra. Bëhet fjalë afër urës së Bushtricës dhe ndërkohë që pika e Qafë Thanës do të vazhdojë të aktive dhe të shërbejë ata qytetarët që duan të shërbehen atje” u shpreh Balluku.

Sipas ministres, nisja e punimeve në lotet e tjera, konkretisht 3 dhe 4 pritet brenda këtij viti ndërkohë që në vitin 2024 do të hapen lotet 5 dhe 6. Viti 2025 do të shënojë hapjen e loteve 7 dhe 8 duke u varur nga ecuria e financimeve.

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi nënvizoi se loti i parë ku po avancojnë punimet është 5 kilometra dhe është tërësisht i ri. Rruga do të jetë 22 metra e gjerë dhe me katër korsi. Segmenti i dytë 4.5 kilometra në afërsi të Librazhdit ka nisur gjithashtu teksa qeveria ka vendosur që në bazë të zhvillimeve të përshtaste tashmë edhe projektin e Bypass-it të Elbasanit ku projekti i ri do të dorëzohet në nëntor. Ku Bypass me gjatësi 20 kilometra shmang totalisht qytetin.

Ministrja Balluku sqaroi se Bypassi i Elbsanit ka qenë një marrëveshje me  financim i huaj por tashmë për të mos zgjatur procedurat do të kërkohet financim nga një institucion i huaj që ka procedura më të përshpejtuara. Sipas ministres në vitin 2024 nis projektimi dhe zgjerimi i rrugës nga Elbasani në Lekaj me dalje në Rrogozhinë për të krijuar kështu akses të mirëfilltë në korridorin VIII, teksa lidhja do të jetë e dyfishtë edhe përmes Kashar-Lekaj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pensionistët punëtorë: Mes zorit dhe dëshirës për të vazhduar jetën sociale

Para

Biznesmeni falimenton bashkinë. Mori 758 milionë euro për parqe fotovoltaike, por bleu Buggati, avion dhe jaht privat

Para
Biznesmeni falimenton bashkinë. Mori 758 milionë euro për parqe fotovoltaike, por bleu Buggati, avion dhe jaht privat

Biznesmeni falimenton bashkinë. Mori 758 milionë euro për parqe fotovoltaike, por bleu Buggati, avion dhe jaht privat

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar