• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Mbiprodhim vere në Francë, qeveria jep 200 milionë euro për të shkatërruar sasitë e tepërta

nga Fast News
2 years më parë
në Bota
0
Mbiprodhim vere në Francë, qeveria jep 200 milionë euro për të shkatërruar sasitë e tepërta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori i përqendruar në prodhimin dhe shitjen e verërave në Francë është në krizë për shkak të rritjes së kostos së jetesës që ka shkaktuar rënie të kërkesës për “lëngun e jetës” nga njerëzit.

Sipas mediave franceze në vend janë prodhuar sasi më të mëdha vere në krahasim me atë të shitur, duke krijuar teprica të shumta, ndërsa të dhënat nga Komisioni Evropian për vitin 2023 tregojnë se konsumi i verës është ulur me 15% .

Disa rajone verë-prodhuese në Francë, veçanërisht zona e Bordos raporton vështirësi për ndryshimin e zakoneve të konsumit.

Sipas shoqatës së fermerëve të Bordos, rënia e kërkesës për verë ka çuar në mbiprodhim, një rënie të mprehtë të çmimeve dhe vështirësi të rënda financiare për të paktën një ndër tre prodhues të verës.

Rajoni jugperëndimor i Languedoc, zona më e madhe e prodhimit të verës në vend, është goditur gjithashtu rëndë nga rënia e kërkesës konsumatorë.

Stoku i krijuar ka detyruar qeverinë e Emanuel Macron që të aprovojë një fond prej 200 milionë eurosh për të shkatërruar tepricën e verës.

Kjo nismë është ndërmarrë për të mbështetur prodhuesit e dëmtuar jo vetëm nga problemet që po përjeton sektori, për shkak të kostos së jetesës, por edhe nga rënia e kërkesës që është shkaktuar edhe nga fakti se më shumë njerëz po preferojnë të pinë birrë artizanale.

Ministri francez i Bujqësisë Marc Fesneau shpjegoi se një fond fillestar i BE-së prej 160 milionë euro për shkatërrimin e verës është rritur duke shkuar në 200 milionë euro.

“Duke kanalizuar para në këtë sektor, qeveria franceze synon të ndalojë kolapsin e çmimeve, në mënyrë që prodhuesit e verës të mund të gjejnë burime të tjera të ardhurash“, tha Fesneau.

Shumica e 200 milionë eurove do të përdoren për blerjen e sasive të tepërta, ndërsa alkooli i prodhuar nga shkatërrimi i verës do t’u shitet kompanive për t’u përdorur në produkte jo ushqimore si dezinfektues duarsh, produkte pastrimi ose parfume.

Etiketa: aktualitet
Pas

Viti i mbarë për KESH, reshjet shndërrojnë Shqipërinë në eksportues neto energjie

Para

5 cilësi që mund të shkatërrojnë karrierën tuaj

Para
5 cilësi që mund të shkatërrojnë karrierën tuaj

5 cilësi që mund të shkatërrojnë karrierën tuaj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

nga Fast News
15:09 | 27/11/2025
0

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

nga Fast News
09:30 | 27/11/2025
0

Efekti i ‘Black Friday’: Si mungesa e resurseve nxit inovacionin?

Efekti i ‘Black Friday’: Si mungesa e resurseve nxit inovacionin?

nga Fast News
09:00 | 27/11/2025
0

Emergjencat dhe borxhet, bashkitë i kërkojnë qeverisë më shumë para vitin e ardhshëm

Emergjencat dhe borxhet, bashkitë i kërkojnë qeverisë më shumë para vitin e ardhshëm

nga Fast News
08:30 | 27/11/2025
0

Recent News

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

15:09 | 27/11/2025
Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

09:30 | 27/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar