• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Kur bëheni sipërmarrës, disa zakone duhet t’i eleminoni

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Kur bëheni sipërmarrës, disa zakone duhet t’i eleminoni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë kemi zakone “të këqija” në punë dhe shumica prej nesh duan t’i heqin qafe kur hedhin një hap të ri në karrierën e tyre. Këto ‘vese’ na bëjnë më pak produktivë dhe na ulin pikë gjatë performancës sonë, por janë relativisht të padëmshme në jetën tonë të përditshme.

Disa gjëra ndryshojnë kur vendosni të bëheni sipërmarrës. Ju do të keni më shumë autoritet dhe më shumë liri, por vendimet dhe zakonet tuaja do të kenë shumë peshë. Jo vetëm që shumica e veprimeve që do të bëni do të kenë më shumë ndikim të drejtpërdrejtë dhe substancial te shëndeti dhe e ardhmja e biznesit tuaj, por do të shërbejnë edhe si modeli që do të marrin të tjerët nga ju dhe do të përcaktojnë tonalitetin e të gjithë organizatës.



Para se të vendosni të bëheni sipërmarrës këto zakone duhet t’i eleminoni:

  • Mosplanifikimi i ditës ose javës

Nëse keni një punë që nuk ju ngatërron shumë, kjo gjë nuk do ishte problem për ju. Por, si një sipërmarrës, nëse prioritetet e tua nuk janë të qarta, nuk do t’ua dilni kurrë situatave. Çdo ditë dhe çdo javë bëni një parashikim të detyrave dhe veprimeve që duhet të performoni dhe organizojini ato sipas rëndësisë.

  • Të bëni shumë detyra në të njëjtën kohë

Ju duket sikur ju kursen kohën, por në të vërtetë ju shpërqendron. Detyrat që i bëni në të njëjtën kohë të gjitha i realizoni me më pak efiçiencë nëse do t’i kishit bërë individualisht duke u fokusuar më shumë te secila prej tyre. Si sipërmarrës i ri, fokusi është ai që ju duhet më shumë.

  • T’u përgjigjeni emaileve sapo ju mbërrijnë

Përgjigjet e menjëhershme janë pothuajse një gjë e mirë gjithmonë, kështu që nuk mund të fajësojmë veten për këtë kur duam t’u përgjigjemi emaileve sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, t’i përgjigjesh gjithë kohës postës elektronike, është një mënyrë jo efiçiente për t’u kujdesur për detyrat. Planifikojini projektet dhe detyrat tuaja dhe mos lejoni që në mënyrë të pamëshirshme emailet t’ju shpërqendrojnë nga puna. Një përjashtim megjithatë lidhet me personelin e shitjeve, përgjigja e një emaili për të cilët mund të jetë vendimtare për një shitje.

  • Të shtyni projektet për më vonë

Ajo detyra “e tmerrshme” që ju pret gjatë një dite normale pune mendoni se mund t’ju presë në tavolinën tuaj, por të zvarrisësh detyrat e vështira si një sipërmarrës që po përpiqeni të bëheni, thjesht jua përkeqëson punët. Nëse nuk e menaxhoni dot diçka, delegojeni detyrën ose kërkoni ndihmë nga jashtë. Mos e lër thjesht “për pastaj”.

  • Komunikimi në mënyrë jo efektive

Shkruaja në mënyrë jo efiçiente e emaileve apo e bisedave në mbledhje nuk shkakton asgjë serioze, por në kontekstin e një biznesi në fazë start-upi, këto probleme mund t’ju shkaktojnë seriozisht dhimbje koke dhe firma juaj mund të japë përshtypjen e një kompanie joprofesionale. Bëni një inventar të aftësive tuaja të komunikimit dhe bëni përmirësime aty ku ka nevojë. Mos nxitoni për asgjë dhe mendoni me kujdes në lidhje me gjithçka që doni të thoni.

  • Të mos merrni kurrë një pushim

Ndonjëherë duket ide e mirë që të punoni gjatë orareve të pushimit me shpresën se do të përfundoni më shumë punë derisa në fund të ditës do të keni më shumë produkt. Megjithatë, të punosh gjatë pushimeve është e rrezikshme për psikikën dhe produktivitetin tuaj. Si një sipërmarrës, gjashtë orë pune me rezultat të shkëlqyer janë më mirë se tetë orë pune me rezultatin “Ok”.

Në pozicionin aktual mbase merrni pak vendime, në krahasim me shumë prej tyre që duhen bërë kur je sipërmarrës. Vendimet e vështira mund të mos i keni me qejf, por duhet ta gjeni zgjidhjen në një mënyrë ose tjetër. Edhe një vendim i keq mund të jetë më i mirë se të mos marrësh asnjë vendim, kështu që hiqeni zakonin e shtyrjes së vendimeve.

  • Të mos thoni kurrë “jo”

Në rangjet e ulëta të hierarkisë së korporatës, fjala “jo” është tabu dhe të thënit “po” e ndeshim shpesh gjatë viteve të karrierës. Kur bëheni sipërmarrës, duhet të thoni edhe “jo”. Jo me çdo klient do ia vlente bashkëpunimi. Jo çdo kandidat për një vend pune është gjithmonë i vlefshëm për t’u marrë në punë. Jo çdo ide ia vlen ta ndjekësh.

Etiketa: aktualitet
Pas

6 karakteristikat e njerëzve që mund të bëhen milionerë

Para

Financial Times: Fenomeni El Nino kërcënon rritje të reja çmimesh në tregjet globale të ushqimit

Para
Financial Times: Fenomeni El Nino kërcënon rritje të reja çmimesh në tregjet globale të ushqimit

Financial Times: Fenomeni El Nino kërcënon rritje të reja çmimesh në tregjet globale të ushqimit

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar