• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Koncepti 2000-vjeçar kinez që mund t’ju bëjë të suksesshëm

nga Fast News
2 years më parë
në Lifestyle
0
Koncepti 2000-vjeçar kinez që mund t’ju bëjë të suksesshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një koncept kinez 2000-vjeçar i quajtur “wu wei”, i cili përkthehet në “mosveprim” ose “veprim pa mundim”, mund të na ndihmojë të bëjmë një jetë më të ekuilibruar, të përmbushur dhe të suksesshme.

Wu Wei kërkon pothuajse zero përpjekje



Kjo nuk do të thotë, që thjesht duhet të uleni dhe të pushoni.

Wu wei ka të bëjë me lejimin, që gjërat të ndodhin natyrshëm dhe heqjen dorë nga nevoja për të kontrolluar.

Koncepti mbështet veprimin vetëm kur është e nevojshme, por jo duke e shtyrë veten me përpjekje dhe tension të tepruar.

Studimet kanë treguar se wu wei mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit, duke rritur kënaqësinë dhe mirëqenien e përgjithshme.

Si ta bëni wu wei pjesë të rutinës suaj të përditshme:

  1. Pranojini gjërat ashtu siç janë

Le të themi se po organizoni një festë. Në vend që të fiksoheni për çdo detaj, të praktikoni wu wei do të thotë të kuptoni se gjërat mund të mos shkojnë saktësisht siç janë planifikuar.

Në mënyrë të ngjashme, nëse nuk keni marrë ngritjen në detyrë që prisnit, pranoni se kjo është një pjesë normale e rrugëtimit tuaj të karrierës.

Mund t’i thoni vetes: “Unë nuk mund të kontrolloj gjithçka, por mund të bëj më të mirën, çfarëdo që të ndodhë.”

Kur përballeni me një sfidë, pyesni veten nëse keni kontroll të plotë mbi rezultatin. Nëse nuk keni kontroll mbi pasojat, bëni paqe me veten dhe vazhdoni më tej.

  1. Përqafoni mungesën e përsosmërisë

Lërini gjërat të zhvillohen në mënyrë të natyrshme. Dijeni se asgjë nuk është kurrë perfekte.

Nëse po mësoni një gjuhë të re ose po luani një instrument për herë të parë, përgatituni të bëni gabime. Do të mësoni prej tyre.

Nëse e gjeni veten duke u përqendruar fiksuar vetëm në gjërat që shkojnë keq, ndaloni dhe thoni: “Pse do të doja të torturoja veten për të arritur të pamundurën? Unë zgjedh të jem fleksibël dhe i butë me veten.”

  1. Jini të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm

Vetëdija (mindfulness) do të thotë të njohësh dhe pranosh mendimet dhe ndjenjat e tua pa i gjykuar ato.

Vini re të gjitha detajet e vogla rreth jush. Si ndihet dielli në lëkurë? Dëgjoni tingujt e natyrës, si zogjtë dhe gjethet që shushurijnë, ose vëzhgoni format dhe ngjyrat e luleve.

Zbatimi i wu wei është shumë më lehtë, kur i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh në të tashmen, në një mënyrë miqësore dhe kurioze.

Lao Tzu, një filozof i lashtë kinez dhe themeluesi i Taoizmit, një herë tha: “Nëse jeni në depresion, ju jetoni në të kaluarën. Nëse jeni në ankth, po jetoni në të ardhmen. Nëse jeni në paqe, atëherë po jetoni në të tashmen.” /CNBC

Etiketa: aktualitet
Pas

Vendimi i qeverisë greke: Turistët e larguar nga zjarret, një javë falas në Rodos

Para

Taksimi i pronës, ja sa do të paguhet për shtëpitë e dyta

Para
Taksimi i pronës, ja sa do të paguhet për shtëpitë e dyta

Taksimi i pronës, ja sa do të paguhet për shtëpitë e dyta

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar