• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Biznese që mund t’i filloni me pak para

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Biznese që mund t’i filloni me pak para
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndoshta keni ëndërruar që të keni biznesin tuaj personal, por nuk keni pasur kapital të mjaftueshëm për këtë. Më poshtë mund të gjeni 12 lloj biznesesh të cilët mund t’i filloni me disa mijëra euro. Po mendoni ndoshta se nuk mund të bëheni milioner nëse e filloni kaq ngadalë, po asnjëherë nuk i dihet.

Këto biznese janë ide të vogla, por që kanë kosto të ulëta ose nuk kanë kosto fare. Ju thjesht duhet të gjeni atë që njerëzit kërkojnë dhe ta ofroni atë. Më poshtë janë thjesht disa ide, për pjesën e licencave, sigurimeve shoqërore apo çështjeve të tjera të sigurisë duhet të mendoni vetë.



Shpërndarje e ëmbëlsirave apo ushqimeve

Mund të gatuani vetë disa ëmbëlsira apo disa ushqime të lehta dhe t’i shpërndani ato. Shpesh njerëzit pëlqejnë që ushqimi t’ju vijë i gatshëm në shtëpinë e tyre.

Shërbimi i pastrimit

Të gjithë dimë të pastrojmë. Ju mund të zgjidhni disa ambiente ku mund pastroni për disa orë dhe të fitoni kështu disa para. Ndoshta në të ardhmen ky mund të jetë një biznes fitimprurës.

Shitjet online

Nëse ju keni aftësi për të krijuar gjëra të vogla artizanale apo mund të keni koleksionuar veshje, pajisje antike në shtëpinë tuaj, shfrytëzojeni këtë hobi që ju keni për të përfituar të ardhura. Mund të bëheni pjesë e faqeve online që mundësojnë shërbime mallrash.

Konsultime

Nëse ju jeni shumë i aftë dhe ekspert në një fushë të caktuar, shfrytëzojini njohuritë tuaja, pasi ka shumë njerëz që do të paguanin për të marrë këshillime për probleme të ndryshme.

Shkrimi i CV-ve

Në ditët e sotme, ende ka individë që duan ndihma dhe këshilla për mënyrat e shkrimit të CV-ve. Mund t’i përdorni aftësitë tuaja për të shkruar CV që nga ato të nivelit të ulët e deri tek CV e zhvilluara.

Ofrimi i shërbimeve personale

Pastrimi i veshjeve, bërja e pazarit, kujdesi ndaj fëmijëve, përgjigja për çdo telefonatë janë disa shërbime që një person shumë i zënë me punë do të donte të paguante dikë tjetër për t’ i bërë. Nëse ju mund t’i realizoni këto aktivitete, mund të filloni kështu një punë, pa asnjë shpenzim fillestar.

Asistenca virtuale

Një asistent virtual ka si detyrë të kryejë çdo gjë që njerëzit mund ta bëjnë online në jetën e tyre: korrespodenca me e-mail, realizimi i takimeve, pagesat e faturave, futja e të dhënave, përcaktimi i udhëtimeve dhe blerja e biletave, blerjet online etj. Nëse mund t’i realizoni këto, do të fitoni para duke punuar nga shtëpia juaj.

Dhënia e mësimit

Jeni të zgjuar? Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’i dhënë leksione fëmijëve të vegjël. Në këtë mënyrë, jo vetëm që fitoni para, por gjithashtu jepni edhe kontributin tuaj për një komunitet më të mirë, më të arsimuar.

Lyerja e shtëpive

Nëse dini të përdorni shumë mirë furçën e lyerjes, shfrytëzojeni këtë aftësi. Mund të filloni fillimisht me lyerjen e disa ambienteve të vogla, pastaj nëse vlerësoheni për punën që bëni, mund të krijoni njohje dhe të zhvilloni biznesin tuaj.

Blerës personal

Ka disa njerëz që nuk pëlqejnë t’i bëjnë vetë blerjet e tyre, thjesht e urrejnë si aktivitet apo e quajnë humbje kohe. Nëse ju keni shije shumë të mira në përzgjedhjen e produkteve, bëjeni këtë punë edhe për persona të tjerë. Mund të zgjidhni veshje për dikë tjetër, duke u shndërruar kështu në një këshillues për imazhin e dikujt.

Stilist personal

Sigurisht që duheni të keni aftësitë e duhura për të ofruar një shërbim të tillë, por nëse ju mendoni se i keni këto aftësi, do të jetë fillimi i një biznesi shumë të mirë.

Shkrimi i lirë

Në ditët e sotme shkrimet online janë përhapur shumë. Ju mjafton një tastierë, disa ide të mira dhe aftësi gramatikore për të realizuar shkrime të lira për tema të ndryshme. Nëse përmbajtja dhe paraqitja e shkrimeve tuaja do të pëlqehet, dikush mund të paguajë për këto shkrime.

Etiketa: aktualitet
Pas

Enti Rregullator i Energjisë vendos: Çmimi i energjisë për furrat e bukës nuk do të rritet

Para

Biznesi i bukurisë, tendenca po shkon drejt natyrales; Heqja e dhjamit dhe hunda mbeten të popullarizuara

Para
Biznesi i bukurisë, tendenca po shkon drejt natyrales; Heqja e dhjamit dhe hunda mbeten të popullarizuara

Biznesi i bukurisë, tendenca po shkon drejt natyrales; Heqja e dhjamit dhe hunda mbeten të popullarizuara

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar