• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

ALLWEB 2023, vjen më 2 nëntor konferenca dedikuar marketingut digjital dhe web-it

nga Fast News
2 years më parë
në Teknologji
0
ALLWEB 2023, vjen më 2 nëntor konferenca dedikuar marketingut digjital dhe web-it
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca vjetore që diskuton çdo gjë digjitale është gati për edicionin e saj të 14-të, të 6-tin në Tiranë, Shqipëri. Me një qasje të re orientuar në tregjet rajonale tashmë, biznesi dhe shoqëria duhet të trajtojnë temat e digjitalit pasi ato nuk po bëhen thjesht një pjesë masive e punës dhe jetës sonë. Por, ato janë ndër më të rëndësishmet për vitet që vijnë.

ALLWEB vazhdimisht tejkalon pritshmëritë vit pas viti, duke sjellë një ndikim të qëndrueshëm në marketingun digjital, inovacionin dhe skenën e përgjithshme të biznesit në Shqipëri. Po ashtu, ngjarja e këtij viti do të përfshijë përmbajtje cilësore nga folës ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas.





Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë, Shqipëri, më 2 Nëntor.

“Eksperienca jonë dëshmon se investimi në mjetet dhe kanalet digjitale është mënyra e vetme për kompanitë dhe organizatat për tu zhvilluar dhe qenë konkurrues. Prandaj fokusi ynë në marketingun digjital, digitalizim dhe transformim të biznesit ishte zgjedhja e duhur për qasjen e ALLWEB e orientuar në të ardhmen,” – theksoi Gerti Boshnjaku, bashkëorganizator i konferencës.

Më 2 Nëntor, skena e ALLWEB do të mirëpresë më shumë se 10 folës nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Izraeli, por gjithashtu edhe folës rajonalë nga Kroacia, Maqedonia, etj.

“Tema kryesore e konferencës për këtë vit është Generative AI, i cili drejton evolucionin e marketingut dhe lejon markat të udhëheqin peisazhin digjital me precizion dhe të ofrojnë përvoja të paharrueshme për markën. Folësit do të prekin aspekte të ndryshme të temës, duke përfshirë përmbajtjen, reklamat, analitikën, sjelljen konsumatore, kreativitetin dhe komunikimin,” – shton Darko Buldioski, një ndër themeluesit dhe drejtori i programit të konferencës.

Organizatorët me krenari njoftojnë Purna Virji-n si folësen e parë. Virji është stratege e përmbajtjes në LinkedIn dhe Konsulente e Zgjidhjeve të Përmbajtjes. Libri i saj i publikuar së fundmi, “High-Impact Content Marketing” ishte në vend të parë në Amazon në javën e parë të lancimit të tij.

Si në vitet e kaluara, organizatorët ofrojnë bileta “Super Early Bird” për audiencën më të përkushtuar dhe besnike. Këto bileta janë të disponueshme për një kohë të kufizuar dhe në sasi në internet tek faqja e dedikuar eventit www.allweb.digital

ALLWEB lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë vjetore, duke shfaqur përmbajtje cilësore, folës fantastikë dhe studime të dobishme të rasteve, të gjitha në një vend, brenda një dite. Në vitin 2016, revista Business Mag Albania e solli atë në Shqipëri.

Në këtë ngjarje unike, perspektivat e folësve ndërkombëtarë ndërthurin pa vështirësi praktikat më të mira lokale, të sjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.

Kontakt:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

#E Rëndësishme

Për ata që nuk e njohin, kjo Konferencë organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen.

Që nga viti 2012, më shumë se 200 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:

Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj.

#ËshtëPërMua?

Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për mediat e reja digjitale dhe tradicionale ; për sipërmarrjet e reja startup dhe drejtuesit e tyre ; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimeve të komunikimit në një epokë tërësisht digjitale.

Etiketa: aktualitet
Pas

Detyrimet e prapambetura arrijnë në 182 mln euro, qeveria në borxh me qytetarët dhe bizneset

Para

Mashtrimi fiskal “cum ex” 55 miliard eurosh që tronditi institucionet bankare europiane

Para
Mashtrimi fiskal “cum ex” 55 miliard eurosh që tronditi institucionet bankare europiane

Mashtrimi fiskal “cum ex” 55 miliard eurosh që tronditi institucionet bankare europiane

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar