• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Zgjedhjet rikthejnë borxhet, ekspertët: Shqetësim, tenderat dhe pushimet e padrejta nga puna

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Zgjedhjet rikthejnë borxhet, ekspertët: Shqetësim, tenderat dhe pushimet e padrejta nga puna
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet vendore të 14 majit kanë ndikuar në rritjen e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit dhe qytetarëve në 12.7 miliard lekë. Ekspertët e ekonomisë kanë ndarë në studion e A2 Business të gazetares Aurora Sulçe, arsyet dhe shqetësimet nga rritja e tyre, duke sugjeruar edhe zgjidhje.

Për ekspertin Pano Soko, shqetësim përbën tundimi i drejtuesve të dikastereve për tendera dhe vendimet e gjykatave për pushimet e padrejta nga puna duke rënduar mbi xhepat e qytetarëve. Ai sugjeron vendosjen e një norme të qartë që përshkruan rrugëtimin e parasë brenda institucioneve financiare me qëllim krijimin e sa më pak detyrimeve.



“Është e mundur që mos krijohen borxhe nëse ndiqet rigorozisht ligji dhe qeveria. Nuk ka të bëjë me disiplinën financiare të çdo qeverie, por drejtuesit e dikastereve tundohen nga tendera dhe kanë të fundit në listën e tyre, për të parë nëse i ka fondet e mjaftueshme për të hapur një tender apo jo. Tundimi është shumë i madh dhe drejtuesit e dikastereve nuk i rezistojnë dot.

Duhet më tepër vendosja e një rregulli të shkruar, një norme të qartë që përshkruan rrugëtimin e parasë brenda institucioneve financiare me qëllim krijimin e sa më pak detyrimeve. Të gjitha këto shqetësuese për mua janë vendimet gjyqësore, se ndryshe nga llojet e tjera nuk janë para që kthehen mbrapsht. Për ata që janë larguar padrejtësisht nga puna.

Është një shkelje dhe abuzim. Këto para nuk i kanë detyrim qytetarët t’i paguajnë që janë gjetur në gabim të një institucioni. Këtij fakti ne duhet t’i shkojmë deri në fund ka ardhur të disiplinohet rrugëtimi i parasë për të mos rënë në kurthet e 2013 dhe përgjegjësia”.

Për ekspertin Flerenc Dilaveri, shqetësimi qëndron te mungesa e zbatimit të ligjit dhe vullneti politik. Ai thotë se në zgjedhjet e fundit qeveria kandidoi të njëjtët njerëz që kishin dështuar në administrimin e tyre.

“Zbatueshmëria e ligjit dhe vullneti politik në rastin më të shpeshtë janë ato që ndikojnë negativisht se legjislacioni ekziston kuadri ligjor është i plotë përvoja e mëparshme nuk të lejon të gabosh e vetmja gjë është vullneti individual dhe politik i drejtuesve.

Nga zgjedhjet e fundit bashkitë me probleme të mëdha, qeveria kandidoi të njëjtët njerëz që kishin dështuar në administrimin e tyre dhe shembulli i vetëm ishte vota dhe nuk ka rëndësi disiplina financiare e borxhi që krijoni se ajo u falet kur konfirmoni mandatet tuaja. Kemi një kryeministër që përmendi me zë dhe figurë bashkitë që ishin në prag falimenti dhe rikandidoi të gjithë arkitektët e falimentit. E kemi të konfirmuar ndarjen  e vullnetit politik”.

Në të njëjtën linjë edhe eksperti Fatos Çoçoli, sipas të cilit zgjidhja është ligji për përgjegjësinë materiale të nëpunësit publik.

“Përgjegjës është titullari që ka hedhur firmën për këtë post të padrejtë. Shumë lehtë shkohet te titullari se vendimi i marrjes në punë në mënyrë të jashtëligjshme. Zgjidhja është ligji për përgjegjësinë materiale të nëpunësit publik. KLSH e ka sjellë si propozim, ka rënë në vesh të shurdhët është një zgjidhje. Bëhet për ata që shkaktojnë vendime të jashtëligjshme”.

Por Dilaveri dhe Soko u shprehën skeptikë në këtë pasi nuk i intereson qeverisë.

“Ai që ka përgjegjësi ta paguajë nga rroga  e vet se askush nuk mban përgjegjësi për këtë gjë, duhet ndryshim ligjor. Statusi i nëpunësit civil ishte kusht i BE, por aktualisht me arnimet që i janë bërë ai tashmë është kthyer në ligj të zakonshëm që jo vetëm nuk e mbron administratën, por ka zhveshur nga prerogativa të ligjit të mëparshëm”, tha Dilaveri.

“Nëse vendos një ligj të tillë kontrolli mbi administratën minimizohet. Se nëse e heq nga puna do të duhet të mendohesh mirë. Që të krijosh kosto për publikun aktualisht rëndojnë buxhetin dhe kjo nuk të jep mundësinë të kontrollosh administratën”, u shpreh Soko.

Etiketa: aktualitet
Pas

Inflacioni në rënie në Eurozonë, por kriza e çmimeve dhe lufta ende nuk kanë mbaruar

Para

Kujdes! Ky virus në Android ju vjedh të dhënat e bankës

Para
Kujdes! Ky virus në Android ju vjedh të dhënat e bankës

Kujdes! Ky virus në Android ju vjedh të dhënat e bankës

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar