• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Turizmi në Durrës/ Konkurrent me Turqinë, por problem mungesa e fuqisë punëtore

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Turizmi në Durrës/ Konkurrent me Turqinë, por problem mungesa e fuqisë punëtore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Hotelet në Durrës e kanë rritur shumë cilësinë, kanë filluar të konkurrojnë edhe Turqinë, si për pjesën e ushqimit, ashtu edhe për pjesën e shërbimit”.

Kështu u shpreh operatori turistik Blerim Norja, në “A2 Business” me Aurora Sulçen, duke folur për turizmin në qytetin e Durrësit.



“Ofrojmë maksimumin te kjo pjesë dhe besoj se do të vijojë të rritet cilësia, duke e bërë Shqipërinë edhe më të dëshiruar”, deklaroi më tej Norja.

Në lidhje me nisjen e sezonit turistik, ai nënvizoi se “ndryshe nga vitet e tjera, në muajt maj dhe qershor ka pasur mungesë të turistëve vendas dhe nga diaspora, por është shtuar kërkesa nga turistë të huaj, sidomos nga polakët dhe çekët”.

Në lidhje me problematikat, sipas tij kryesorja është se “punonjësit e shikojnë si punë sezonale”.

“Nuk shikohet si profesion për të ardhmen, duhet edhe një ndërhyrje nga strukturat shtetërore që të aplikojnë subvencione për periudhën jashtë sezonit, që punonjësit ta shikojnë veten të lidhur gjatë gjithë vitit me këtë profesion”, shprehet Norja.

Edhe sipas Fatos Çerenishtit, nënkryetar i Unionit Turistik, “strukturat hoteliere shqiptare janë në gjendje tashmë të presin çdo lloj turisti”.

“Sigurisht që turizmi ka problematikat e veta, duke nisur nga punësimi në strukturat hoteliere. Është një problem që e kemi zgjidhur vetë pak a shumë, duke mbajtur një bërthamë punonjësish edhe gjatë dimrit, ku pothuajse nuk kemi punë fare. Pjesa që na rëndon më shumë si hotelierë është pjesa e punësimit, ende nuk po gjejmë zgjidhje”, thekson Çerenishti.

Gjithsesi, sipas tij, “hotelierët e kanë kuptuar tani se çfarë kërkon një turist evropian”.

“Jemi të gatshëm të presim çfarëdolloj standardi. Duhet të ketë edhe zona turistike elitare, në mënyrë që të vijnë turistët elitarë. Duhet marina dhe gjëra të tjera që të argëtohen, por hotelierët e kanë kuptuar se cili është standardi i shërbimit. Kemi hotele bashkëkohore, shërbim që po ngrihet dhe plazh të mrekullueshëm”, u shpreh Çerenishti

Ndërsa Brunilda Liçaj, eksperte e turizmit, mendon se problematikat e Durrësit janë të tjera: “Durrësi ka probleme me qarkullimin rrugor dhe ka mungesë aktivitetesh. Durrësi nuk është vetëm 3 resorte. Mospërgatitja e stafit në shumë raste lë për të dëshiruar. Personalisht, mendoj që është më mirë të kemi një turizëm jo masiv, më të kufizuar, pasi dhe qyteti ka limitet e veta. Është e rëndësishme që ata që vijnë, të shpenzojnë. Besoj se Durrësi, për 2-3 vite, me ndryshimet në qytet, do të bëjë që turistët të kënaqen, jo vetëm ata që qëndrojnë në bregdet”.

Ndërkohë, Elio Jani, nënkryetar i Bashkisë së Durrësit, theksoi: “Kemi marrë masa që në maj për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Besoj se këtë vit do të kemi më shumë turistë sesa vjet, edhe pse ishte sezon i mirë ai i vjetshmi. Besoj se do ta kalojmë 1 milion turistë. Me Policinë Bashkiake dhe atë të Shtetit po bashkëpunojmë për të lehtësuar qarkullimin rrugor. Ne po bëjmë maksimumin për të rregulluar problematikën, por edhe njerëzit duhet ta kuptojnë që jo çdo lëvizje duhet bërë me makinë. Për 3-4 vite nuk do të vijë elita e turizmit botëror, por do të ketë ndryshim”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Deklarata e Ramës: Edhe 1000 herë të kthehesha pas, Ballkanin e Hapur do ta bëja sërish

Para

Dorëzimi i bilanceve në e-Albania, dokumentacionet duhen me nënshkrimin elektronik

Para
Dorëzimi i bilanceve në e-Albania, dokumentacionet duhen me nënshkrimin elektronik

Dorëzimi i bilanceve në e-Albania, dokumentacionet duhen me nënshkrimin elektronik

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar