• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Shqiptarët sigurojnë makinat, më pak shëndetin dhe aksidentet

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Shqiptarët sigurojnë makinat, më pak shëndetin dhe aksidentet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët sigurojnë makinat, por jo shëndetin e tyre. Madje, as shtimi i numrit të aksidenteve nuk i ka bërë më të vetëdijshëm. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare konstaton se në tremujorin e parë të këtij viti, tregu i sigurimeve ka njohur rritje në pjesën dërrmuese të portofoleve, por sigurimi aksidenteve dhe shëndetit është ndër të paktat zëra me rënie të ndjeshme.

Sipas të dhënave zyrtare të AMF-së, të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-maj 2023, arritën në rreth 554 milionë lekë, afërisht 5 milionë euro, duke shënuar një ulje prej 7.9% në krahasim me muajin janar-maj 2022. Ndërkaq, Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-maj 2023, arritën rreth 710 milionë lekë, ose 21.88% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që të dyja portofolet janë pjesë e sigurimit vullnetar, të cilat, për periudhën janar-maj 2023 arritën rreth 4,1 miliardë lekë, apo 40 milionë euro, 24.83% më shumë se në muajin janar-maj 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.88% krahasuar me muajin janar-maj 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-maj 2023, patën një rritje me 25.62% kundrejt muajit janar-maj 2022.

Në portofolet e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-maj 2023 siguruan mbi 2,209 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.97% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-maj 2023, vihet re një rritje prej 37.38% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.13% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-maj 2022.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kompania kineze do të paguajë punonjësit për të pasur fëmijë

Para

Kreditë e buta për administratën, ndryshon pragu i të ardhurave. Ja si do të ndahen

Para
Kreditë e buta për administratën, ndryshon pragu i të ardhurave. Ja si do të ndahen

Kreditë e buta për administratën, ndryshon pragu i të ardhurave. Ja si do të ndahen

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar