• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria miraton këtë vit taksën e re të pronës, ministrja: Katër bashki në vështirësi financiare

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Qeveria miraton këtë vit taksën e re të pronës, ministrja: Katër bashki në vështirësi financiare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria do të miratojë këtë vit ligjin e ri për taksën e pasurisë, e cila do të përllogaritet mbi vlerën reale të tregut të pasurive të patundshme dhe jo mbi çmimet e referencës. Një formulë e tillë taksimi do të rrisë të ardhurat e bashkive dhe potencialin e tyre për të investuar.

Gjatë “Prezantimit të analizës së Performancës së Qeverisjes Vendore për vitin 2022”, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se në vitin 2022 katër bashki janë në vështirësi financiare, ndërsa 8 të tjera janë bashki me probleme financiare.

“Ka filluar një proces konsultimi publik, i cili synon të ndryshojë ligjin mbi taksën e pasurisë. Ai ka nisur që në fillim të këtij viti. Synojmë që brenda vitit të miratojmë ligjin. Nëpërmjet këtij ligji synojmë të rritet ndjeshëm taksa mbi pasurinë, që do të ndikojë ndjeshëm në të ardhurat e bashkive.

Ne do të mendojmë gjatë këtij viti, bashkë me donatorët një skemë të re, e cila do të incentivojë bashkitë që kanë performancë më të mirë, duke ekspozuar bashkitë që kanë perfomancë më të dobët.

Dua të ritheksoj edhe një herë rëndësinë e reformës mbi taksën e pronës. Është një taksë që ka potencial shumë të madh mbledhje dhe potencial shumë të madh të rritjes së të ardhurave të bashkive dhe kapacitetit të bashkive për të investuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Synohet që taksat për banesat të hyjnë në fuqi në 2026 ndërsa për tokat bujqësore në 2028. Nëpërmjet këtij ligji ne do të duam që tashmë taksa mbi pasurinë të vlerësohet mbi vlerën reale dhe jo mbi çmimet e referencës. Do të duhet një angazhim më i madh i të gjitha bashkive me qëllim bashkëpunimin, zbatimin e ligjit që do të miratohet por me qëllim mbledhjen e taksës në të gjithë vendin”, ka deklaruar Ibrahimaj.

Ministrja shtoi se gjatë vitit 2023 do të bëhen ndryshime edhe në mënyrën se si do të llogaritet performanca financiare e bashkive.

“Nëse deri këtë vit, ne performancën financiare e llogarisnim bazuar në planin e buxhetit, tashmë do të analizohet bazuar në faktin e shpenzimeve dhe të ardhurave.

Kjo do të implikojë disa ndryshime në performancën që kanë bashkitë sot pasi diferenca mes planit dhe faktit është e ndjeshme. Që do të thotë se secili prej jush do të duhet të marrë masa të rëndësishme gjatë vitit me qëllim zbatimin e planifikimit që bëni”, ka thënë ministrja.

Krahasuar ne vitin 2021 ka një përmirësim në menaxhimin e bashkive.

“Nëse vjen në raportin e paraqitur në kishim 10 bashki me probleme financiare, sot ne kemi tetë bashki me probleme financiare. Nëse vjet kishim shtatë bashki me vështirësi financiare, sot kemi katër të tilla.

Sipas bashkive, reduktimi i stokut të detyrimeve të prapambetura nga viti 2022 në vitin 2021, ne kemi pasur disa bashki që e kanë reduktuar stokun me më shumë 10%, posaçërisht Belshi, Malësia e Madhe, Roskoveci, Kuçova, Lezha, Konispoli dhe Poliçani, gjithashtu dhe Vora kanë ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura se 10%.

Dy nga këto bashki, Poliçani vijon të jetë në probleme financiare dhe Vora vijon të jetë me vështirësi financiare”, ëhstë shprehur kryefinancierja Ibrahimaj.

Disa bashki të tjera e kanë reduktuar stokun nga 5 deri në 10%.

“Ndryshimi ligjor që ne kemi miratuar synon të vërë disa kushtëzime për bashkitë, ku ato bashki kanë detyrime të prapambetura dhe kanë një buxhet i cili ende nuk është i alookuar, do të jenë të detyruar që një pjesë të këtij buxheti ta kalojnë detyrimisht për të paguar detyrimet e prapambetura apo për të paguar nënhuatë e garantuara nga qeveria, të cilat aktualisht paguhen nga qeveria”, ka deklaruar ministrja.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sezoni turistik dhe i nxehti/ Apel për kursim të energjisë, paralajmërim atyre që vjedhin

Para

Udhëtoni për pushime? Ja çfarë duhet të deklaroni në doganë

Para
Udhëtoni për pushime? Ja çfarë duhet të deklaroni në doganë

Udhëtoni për pushime? Ja çfarë duhet të deklaroni në doganë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

nga Fast News
09:02 | 12/02/2026
0

Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë, na e kalon vetëm…

Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë, na e kalon vetëm…

nga Fast News
08:49 | 12/02/2026
0

S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢𝐬ë, 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐞 d𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 s𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢𝐬ë, 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐞 d𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 s𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

nga Fast News
18:31 | 11/02/2026
0

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

nga Fast News
12:00 | 11/02/2026
0

Recent News

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

09:02 | 12/02/2026
Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë, na e kalon vetëm…

Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë, na e kalon vetëm…

08:49 | 12/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar